Pse ndiheni sikur jeni të zënë gjatë gjithë kohës

Pse ndiheni sikur jeni të zënë gjatë gjithë kohës

Mospasja e orëve të mjaftueshme në ditë, ngjan si një problem me të cilin po përballet shumica prej nesh këto kohë, por ne fakt a jemi realisht aq të zënë apo thjesht ndjehemi të tillë?

Hipotezat kryesore, sugjerojnë se shkak është ndryshimi në stilin e jetës dhe jo orët shtesë të punës.

Me pak fjalë, ndërsa nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare mbi këtë çështje, mbështetja jonë e madhe tek teknologjia – si në jetën personale ashtu edhe atë profesionale – i bën gjërat të duken të ethshme, edhe kur s’duhet të jetë kështu. Një sasi e madhe informacioni (falë internetit), një sjellje “gjithmonë gati”, dhe mënyra se si smartfonët na mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin gjatë tërë kohës, janë të gjitha arsyet pse nuk mund të relaksohemi sa na nevojitet.

Përparimi i shpejtë i teknologjisë ka sjellë përfitime, por ka “shkaktuar edhe një mbingarkesë informacioni, duke mjegulluar kufijtë midis punës dhe kohës së lirë, dhe mundësuar një monitorim më të sofistikuar dhe mbikëqyrje të punonjësve”- sugjeron një raporti i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, edhe kur ne nuk jemi duke punuar, ndjehemi sikur jemi në punë.

Vitin e kaluar, psikologia Ojfe Meklauglin nga Universiteti Xhejms Kuk në Singapor, publikoi një studim që e mbështet këtë ide. Ajo zbuloi se përdorimi i pajisjeve moderne si smartfonët, mund të bëjë në fakt që koha të duket sikur ecën më shpejt. “Është thuajse sikur jemi duke u përpjekur të imitojmë teknologjinë për të qenë më të shpejtë dhe efikasë”- thotë Meklauglin. “Duket sikur ka diçka në lidhje me vetë teknologjinë që na nxit të rrisin mekanizmin brenda nesh që mat kalimin e kohës”. Ndoshta një supërbollëk opsionesh mbi kohën e lirë ka gjithashtu efektin e vet, siç sugjerohet nga një studim i vitit 2003 në SHBA. Në thelb, ekzistojnë kaq shumë opsione të kohës së lirë – gjëra për të parë, vende për të shkuar, libra për të lexuar, filma për të ndjekur – saqë kjo na bën të ndjehemi sikur kemi më pak kohë të lirë, edhe nëse e kundërta është e vërtetë.

Kjo është e lidhur me paradoksin e zgjedhjes:ndërsa pasja e shumë mundësive duket diçka pozitive mirë, kjo në fakt mund të krijojë ankth. Një tjetër arsye e mundshme pse ndjehemi të zënë gjatë gjithë kohës, është se të jesh i zënë lidhet me suksesin dhe vetërealizimin në shumicën e shoqërive moderne. Për shkak të kësaj, ne kemi më shumë gjasa ta mbushim kohën tonë me përpjekjet për t’u treguar të tjerëve (dhe bindur veten) se jetët tona janë në rrugën e duhur, dhe se ne jemi duke bërë “më mirë” se ata që na rrethojnë.

Disa studime madje kanë treguar se ne preferojnë të jemi të zënë. Autori i librit “Menaxhimi i kohës” Toni Kreib, thotë se problemi me ndjesinë e të qënit shumë të zënë, qëndron tek ajo që ai e quan “bota jonë e pafundme”. Në thelb, shumë prej nesh janë zhendosur nga fushat apo fabrikat për t’u angazhuar për pak orë punë në javë duke kontrolluar e-mailet tona gjatë gjithë kohës. Kreib thotë se presioni për të përballuar një volum të pafundëm pune dhe një sasi të pafundme mundësish për të kaluar kohën e lire, na bën të ndjehemi më nën tension se kurrë më parë.

Shpërndaje në: