Ja me çfarë mund të zëvendësohet kafja e mëngjesit
Kafja e mengjesit është për shumë njerëz e domosdoshme pasi i jep atyre energji për të filluar ditën.
Edhe pse kafeina e kafes ka shumë efekte pozitive në trup, ka gjithashtu dhe shumë efekte negative si; problemet në tretje, dhimbje koke madje edhe varësia ndaj kafesë, janë pak nga problemet që krijohen. Kjo është dhe arsyeja se pse njerëzit gjithnjë e me shumë përpiqen që të ndryshojnë dhe të kthehen te konsumimi i lëngjeve të tjera që do u japin atyre energjinë e nevojshme.
Redaksia e newsbomb.al ka renditur për ju lëngjet më të shëndëtshme që mund t’i zëvendësoni me kafen e mengjesit dhe të keni pikerisht të njëjtin rezultat.
• Çaj
Një flixhan caj ka tetoinë e cila ka të njëjtat efekte me kafeinën dhe është me e lehtë për t’u tretur në trup. Madje vitamina B dhe shumë antioksidues të tjerë gjenden vetëm në çaj dhe shërbejnë për energjinë dhe mirëqenien tonë.
• Çaj Kobouha
Ky është një lloj i veçantë çaji i cili është pak i gazuar dhe ka prejardhje nga Azia. Sipas studimeve, bima e kobouha jep shumë energji dhe shumë persona e zëvendësojnë në vend të kafesë.