Mos e hidhni ujin në të cilin janë zier vezët, por qiteni në saksi dhe do t’i rilindni lulet tuaja

Mos e hidhni ujin në të cilin janë zier vezët, por qiteni në saksi dhe do t’i rilindni lulet tuaja

E dimë që uji në të cilin është zier pasta mund ta përdorin për përgatitje të gjellëve, mirëpo çfarë të bëjmë kur ziejmë vezët?

Jemi të sigurt që keni dëgjuar që ujin në të cilin janë zier makaronat mund ta përdorni për përgatitjen e salcave, mirëpo gjithashtu mund ta përdorni edhe ujin në të cilin janë zier vezët i cili shumëfish i dobishë.

Kur herën tjetër të zieni vezë, mos e hidhni ujin në të cilin janë zier vezët. Përdoreni ujin për t’u ndihmuar luleve tuaja.

Uji në të cilin janë zier vezët është i shkëlqyeshëm për lulet tuaja. Lulet duan kalcium, ndërkaq uji në të cilin janë zier vezët përmban mjaft kalcium.

Kalciumi ndihmon që të ruhet vlera e mirë pH e dheut. Dheu neutral, i cili ka vlerë pH midis 6,0 dhe 6,5 u ofron luleve ambient ideal për marrje të materieve ushqyese të cilat u janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim. Veç kësaj, kalciumi i kontribuon fortësisë së bimës.

Është me rëndësi që ujin në të cilin janë zier vezët ta ftohni derisa të marrë temperaturën e dhomës para se me të t’i ujisni lulet.

Nuk është e vështirë të identifikoni mungesën e kalciumit te bimët. Shpesh shfaqen njolla të verdha-të gështenjta në fletët të cilat janë të rrethuara me skaje të gështenjta.

Veç kësaj, lulja dhe fletët mbeten të vogla, ndërsa kalciumi i mjaftueshëm në dhe i bën bimët më pak të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtimeve.

Shpërndaje në: