9 hile mbretërore që në fakt janë thjesht gjeniale dhe do t’ju hyjnë në punë

9 hile mbretërore që në fakt janë thjesht gjeniale dhe do t’ju hyjnë në punë

Ka një arsye se përse Meghan Markle i vesh këpucët e saj një numër më të madh apo se ççfarë përdorte princeshë Diana për t’i bërë kapelet të qëndronin statike.

Gratë në familjen mbretërore e kanë jetën e tyre në qendër të vëmendjes së të tjerëve, kështu që edhe ata kanë truket e tyre të modës që i përdorin për ngjarjet formale, sepse sigurisht askush nuk do të veshja apo look-u ta lërë në baltë.

Më poshtë gjeni 9 hile gjeniale që kanë ndihmuar Kate Middleton, Meghan Markle, dhe Lady Diana për të pasur një dukje sa më elegante dhe të kuruar.

1- Lady Diana përdorte kuletat për të fshehur dekoltenë teksa zbriste nga makina

2- Kate Middleton vesh geta me ngjitje në shollë për të evituar daljen/ rrëshkitjen e këpucëve nga këmba

3- Lady Diana mbante kapele me karfica krëhër të fshehura nën to për t’i fiksuar në flokë.

4- Kate përdor rrjet flokësh për ta mbajtur modelin të fiksuar.

5- Ndonjëherë mbretëroret përdorin pesha të ngjitura nën fustane, për të evituar ngritjen e  tyre apo ndonjë moment Marilyn Monroe.

6- Zonjat e Mbretërisë veshin këpucë një numër më të madh sesa këmba e tyre dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe nga të famshëm të tjerë e sipas ekspertëve të Hollywood bëhet për të shmangur krijimin e kallove në këmbë.

7-  Meghan preferon veshjet body për të qëne e sigurtë që pjesa lart nuk do të lëviz.

8- Meghan me gjasa preferon bishtin e kapur poshtë për të shmangur valëzimet që krijohen në flokë më vonë. Kështu ajo mund t’i lëshojë flokët në eventin e radhës dhe të mos ketë prishje të formës por onde natyrale vetëm te majat.

9- Kate përdor sholla lëkure në këmbë për të shmangur fryrjen e tyre

Shpërndaje në: