Sa inteligjentë jeni? Ky është testi më i shkurtë i inteligjencës me vetëm tri pyetje

Sa inteligjentë jeni? Ky është testi më i shkurtë i inteligjencës me vetëm tri pyetje

T’i nënshtroheni një testi të inteligjencës nuk duhet të jetë diçka e lodhshme me një maratonë pyetjesh.

Kjo sepse ekspertët kanë përpiluar testin më të shkurtë të inteligjencës në botë, i cili përbëhet nga vetëm tri pyetje.

Po pra, ju mund t’i nënshtroheni këtij testi menjëherë dhe të lavdëroheni para miqve brenda vetëm 30 minutave.

Përndryshe ky test është zhvilluar nga psikologia Shane Frederick në vitin 2005.

Këto janë tri pyetjet e vështira:

1: Një shkop bejsbolli dhe një top së bashku kushtojnë 1.10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë sesa topi. Sa kushton vetëm topi?

2: Nëse u nevojiten 5 makinave 5 minuta për t’i bërë 5 pajisje të caktuara, atëherë sa kohë do t’u merrte 100 makinave për t’i bërë 100 pajisje?

3: Ekziston një grumbull lulesh në liqen. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli i luleve ta mbulojë tërë liqenin, atëherë sa ditë merr kohë që lulja ta mbulojë vetëm gjysmën e liqenit?

Këto janë përgjigjet:

1: Topi kushton 5 centë. Ju me siguri keni menduar se 10 centë, apo jo? Nuk po ju paragjykojmë. Topi kushton 5 centë plus një shkop bejsbolli që kushton 1.05 dollarë dhe totali bëhet 1.10$.

1.05 dollarë është saktësisht 1 dollarë më shtrenjtë sesa 5 centë. Përndryshe, një studim nga Princeton ka zbuluar se njerëzit që përgjigjen me 10 centë janë dukshëm më pak të durueshëm sesa ata që e gjejnë përgjigjen e saktë.

2: 100 makinave do t’ju nevojiteshin 5 minuta për t’i bërë 100 pajisje. Mund të mendoni se përgjigja e saktë është 100 minuta, por e keni gabim. Nga pyetja, ne e dimë se një makine i nevojiten 5 minuta për ta bërë 1 pajisje. Rrjedhimisht, nevojiten 5 minuta që 100 makina t’i bëjnë 100 pajisje.

3: Grumbulli i luleve do ta mbulonte gjysmën e liqenit për 47 ditë. Ju mund të keni menduar 24 ditë, por e keni gabim. Nëse zona e liqenit që mbulohet nga lulet dyfishohet çdo ditë, atëherë do të merrte vetëm 1 ditë kohë që të mbulohej krejtësisht nga gjysma. Pra, largoni një ditë nga 48-ditëshi dhe ju mbesin 47 ditë.

Shpërndaje në: