Të qenit prindër llafazanë rritë inteligjencën e fëmijëve tuaj

Të qenit prindër llafazanë rritë inteligjencën e fëmijëve tuaj

Të qenit një baba apo një nënë llafazan, mund të rrisë inteligjencën e fëmijës tuaj, thonë hulumtimet e reja.

Studimi i bërë së fundi në Universitetin e Yorkut në Kanada, thotë se të rinjtë e ekspozuar ndaj sasive të mëdha të fjalëve nga prindërit e tyre, kishin IQ më të lartë dhe aftësi më të mira njohëse, njofton Klan Kosova.

Fëmijët, të moshës nga dy deri në katër vjeç, gjithashtu synonin të kishin aftësi më të mira ndaj jokomunikimit, si arsyetimi, numërimi dhe vetëdija.

Përveç kësaj, studimi zbuloi se fëmijët që ndërveprojnë me të rriturit që përdorin një fjalor të larmishëm, dinin një larmi më të madhe të fjalëve.

Studiuesit sugjerojnë një ekspozim më të madh ndaj forcave gjuhësore të rinjve për të mësuar se çfarë nënkuptojnë fjalët dhe frazat.

Shpërndaje në: