Iu janë djegur flokët nga boja? Këto janë 3 zgjidhjet që i keni në shtëpi

Iu janë djegur flokët nga boja? Këto janë 3 zgjidhjet që i keni në shtëpi

Të gjitha femrat që i kanë lyer flokët të paktën një herë, e dinë se boja i ashpërson ato, e sidomos ngjyrat e çelëta.

Shpesh majat digjen dhe bëhen të pabindura, duke krijuar një stres të vërtetë.

Për të shpëtuar nga ky problem ju sugjerojmë tre zgjidhje të cilat i keni në shtëpi.

Së pari mjafton të përzieni dy kokrra veze me dy lugë vaj ulliri deri sa të bëhet një masë kremoze. Aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut dhe kryesisht në maja dhe mbajeni për afro gjysmë ore. Pas kësaj lajini normalisht dhe do të shihni se flokët tuaj do të jenë tejet të butë.

Edhe uthulla e mollës është mjaft e mirë për flokët, par shkak se i pastron dhe i hidraton. Dy tre lugë uthull molle përziejini me pak ujë dhe më tej hidhini në flokë pasi ti keni larë me shampo. Më tej shpëlajini flokët me ujë të bollshëm.

Edhe kombinimi i avokados me bananen si masë kremozee bashkë me një lugë gjelle vaj ulliri, është maskë ideale për flokët e dëmtuar. Pas aplikimit në flokë, mbajeni për gjysmë orë dhe më tej lëreni për gjysmë ore.

Shpërndaje në: