Rritet në mënyrë alarmante numri i të vetëvrarëve menjëherë pas daljes së serialit të famshëm
Një studim i ri ka gjetur se është rritur shkalla e vetëvrasjeve mes amerikanëve të moshës 10 deri në 17 vjeçar për 28,9% pas publikimit të serisë televizive.
Një studim i ri ka gjetur se shkalla e vetëvrasjeve mes tinejxherëve është rritur në një masë drastike menjëherë pasi Netflixi publikoi serinë televizive “13 Reasons Why” [shq.13 Arsye Pse]
Raporti, i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane për Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, gjeti se numri i vetëvrasjeve të moshës 10-17 në prill 2017 ishte më i madh se në të gjithë muajt e ekzaminuar në pesë vite. Në përgjithësi, ishin bërë 195 vetëvrasje më shumë se që pritej në nëntë muajt pasi seriali ishte lëshuar, bazuar në trendet historike dhe sezonale, raporton nga The Guardian, përkthen Periskopi.
Drama që ka të bëj me vetëvrasjen e një nxënëseje në shkollë të mesme dhe efekteve të kësaj gjëje te shokët e saj të klasës, ishte denoncuar nga aktivistët për shëndetin mendor dhe psikiatristët. Ekspertët thonë që seriali e romanticizonte vetëvrasjen dhe mund të çonte në një sjellje të ngjashme.
Rezultatet më tej treguan që ata të cilët e kishin parë sezonin e dytë kishin më pak gjasë të vetëvriteshin se sa ata që nuk e kishin parë.
Pas kritikave të sezonit të parë, Netflixi kishte shtuar kartela paralajmëruese për shikuesit. Pavarësisht kësaj, Netflixi ka urdhëruar që të filmohet edhe sezoni i tretë, gjë që u bë vitin e kaluar. /Periskopi