Këto janë vendet më negative në botë
Raporti Vjetor i Gallup mbi gjendjen emocionale në botë tregon se tri emocione në vitin 2018 u ngritën në një nivel rekord për të dytin vit radhazi.
Në anën pozitive, ka pasur një nivel disi më të ulët të stresit, që në përgjithësi do të thotë se njerëzimi në vitin 2018 ndihet po aq i pafat sa në vitin 2017, shkruan CNN.
Për fat të keq, ishte gjithashtu një vit rekord për ndjenjën e përgjithshme të mungesës së lumturisë.
Çadi ka titullin më negativ në botë, pasuar nga Niger, Sierra Leone dhe Iraku. Nga ana tjetër, vendet e Amerikës Latine ishin më pozitive.
Gallup mbajti 151,000 intervista me të rriturit nga më shumë se 140 vende në 2018.