Super-kërpudha japoneze ka vrarë tetë pacientë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Super-kërpudha japoneze ka vrarë tetë pacientë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Candida auris, që mund të hyjë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të shpërndahet në gjithë trupin, duke shkaktuar infeksione serioze, është gjetur në 25 spitale.

Rreth 50 pacientë kanë shpëtuar dhe 200 të tjerëve iu është ‘kolonizuar’ lëkura nga kërpudha, para se t’iu hynte në trup përmes plagëve të tyre, përkthen Periskopi.

Public Health England [PHE] tha që kërpudha, që së pari u identifikua në vitin 2009, nuk është regjistruar si shkaktarja e vdekjeve të viktimave meqë pacientët veçse ishin “të sëmurë rëndë”.

“Ajo çka e bën unike Candida turisin është aftësia të shpërndahet aq lehtë nga personi në person. Sapo të futet në sistemin e qarkullimit të gjakut, ajo qarkullon dhe shumëzohet, duke shkaktuar helmim të gjakut.” – tha zëdhënësi i këtij institucioni. /Periskopi

Shpërndaje në: