Samsung Galaxy S8 vjen me një teknologji të re

Samsung Galaxy S8 vjen me një teknologji të re

Megjithatë, vazhdon të mbetet ende e pa qartë sa do i marrë kohë gjigantit korean për të integruar këtë teknologjie në softuerin e Galaxy S8, prandaj adaptimi i saj mund të marrë një deri në dy vite.

Ekranet sensitive ndaj shtypjes njihen ndryshe si ‘Force Touch’ ose ‘3D Touch’, shkruan portali arbresh.info. Një teknologji e tillë do i lejonte kompanisë të shtojë opsionet dhe funksionet te përdoruesit duke i lejuar atyre të aplikojnë sasi të ndryshme presioni në ekran. Shembuj mjaftë të përdorshëm mund të jenë zmadhimi me shpejtësi i fotove dhe krijimi i shkurtesave për hapjen e aplikacioneve menjëherë pas zhbllokimit të telefonit, pa hyrë tek menyja kryesore.

Përveç raporteve, një zyrtar kryesor i kompanisë Samsung në divizionin e komponentëve ka konfirmuar se ata janë duke punuar në teknologjinë e tillë për njësitë e ardhshme.

“Samsung është duke shqyrtuar mundësin për të adaptuar teknologjinë që njeh presionin dhe shtypjen në ekran duke filluar nga njësia Galaxy S8, por adaptimi i plotë mund të vije pas një ose dy vitesh. Është vetëm çështje kohe para se krijuesit më të mëdhenj të telefonave me Android do të zhvillojnë teknologjinë që do përmirësojë ndërfaqen e përdoruesve”, tha një burim anonim brenda kompanisë Samsung.

Në rast se ky raport është i vërtetë, Galaxy S8 mund të jetë telefoni i parë i mençur i kompanisë Samsung që posedon një funksion të tillë, që është parë fillimisht te Huawei Mate S vitin e kaluar. Ky funksion u adaptua më pas shpejtë nga iPhone 6S dhe Meizu Pro 6S.

 

Shpërndaje në: