Bekë Berisha konsumon 50 kafe në ditë – Mjekët thonë se kjo mund ta bëj të rrezikshëm për veten dhe shoqërinë
Bekë Berisha është deputet i AAK-së që po qeveris me vendin bashkë me PDK-në, Nismën dhe AKR-në.
Së pari, ai mori vëmendje mediale kur kritikoi LDK-në si një parti të përgjumur e të tjera. Ajo që bënte përshtypje ishte fjalori i thjeshtë, e në këtë rast, edhe kritika e thjeshtë e tij.
Më pas, ai deklaroi se vëllezërit nuk i laheshin nga dy javë, që ishin në vende të huaja – duke u përpjekur t’i bindte qytetarët që të mos iknin nga vendi.
Por, së fundi, Berisha deklaroi se i pinte nga 50 kafe në ditë – e në mëngjesin e sotëm i gjerbi 10 sosh.
Por, ja çka shkruan magazina shëndetësore “Healthyeating” për ata që i pinë 15 kafe në ditë [më shumë se 1/3 më pak se sasia që pi Berisha].
Nëse merrni këtë sasi kafeje [dmth e ka fjalën për 15], merrni tepër kafeinë, e cila mund t’iu shkaktojë probleme të shumta, filluar me dehidratimin e deri te osteoporoza. Po ashtu, mund të keni problem të madh që të relaksoheni dhe të flini.
Sipas MayoClinic.com, prej 2-4 filxhana kafe të pirë në ditë, është sasi e sigurt për shumicën e njerëzve [madje, për disa edhe kjo mund të jetë e tepërt]. Por, të pish 4700 miligramë kafeje [sa bëjnë 50] duhet të kesh drejt e në spital.
Të pish më shumë se 500 deri në 600 miligramë [dmth gati dhjetëfishi më pak i z.Berisha] nënkupton se mund të shkaktohet pagjumësi, shqetësim i vazhdueshëm, irritueshmëri, rrahje të shpejta të zemrës dhe dridhje muskulore.
Kafeja po ashtu mund të ndikojë në tretjen e ushqimit duke shkaktuar probleme të shumta.
Domethënë, Periskopi i rekomandon z.Berisha të shkurtojë në masë drastike sasinë e kafesë që merr, por dalëngadalë – duke qenë se shkurtimi i shpejtë, siç shkruajnë revistat, mund të çojë në kokdhimbje, përgjumje, vjellje dhe irritueshmëri. /Periskopi