Teatri Arbëresh në Tiranë më 17 e 18 nëntor

Teatri Arbëresh në Tiranë më 17 e 18 nëntor

Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës dhe vetë Kryetarit Erjon Veliaj , nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës , dhe me iniciativën e Prof. Neritan Ceka (ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në Romë) është bërë e mundur që për dy netë me radhë, kultura arbëreshe do të shpalosë traditën plot ngjyra të trashëguar në breza në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

”Kostandini e Garentina” dhe ”Shtëpia e Tatës” janë pjesët që do të përformohen për publikun kryeqytetas. Regjia është e Imma Guarasci dhe do të interpretohet nga tetë aktorë arbëreshë duke sjellë pranë spektatorit muzikalitetin e gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi.

Vepra vë në dukje vlerën e fjalës ”Besa”, fjala e dhënë nga Kostandini nënës së tij, një detyrim i fortë moral, i aftë për të thyer edhe vetë vdekjen.

Terminoligjia është e lidhur me nderin e shqiptarëve dhe përfaqëson thembrën e Akilit të nderit dhe besimit të një populli. Një virtyt shumë i vyer për kulturën arbëreshe,që akoma sot mbas kaq shekujsh përpiqen ta mbajnë gjallë e ta përhapin mes tyre.

Një skenografi e kujdesshme në detaje, do të përcjellë ndjesinë e dhimbjes, dashurisë së thellë, i jep jetë një spektali, i cili transmeton te publiku vlerat solemne dhe rëndësinë e aspektit kulturor të shoqatës “Vorea”, e përfaqësuar nga presidentja Lucia Martino.

Të dyja veprat janë pasuruar nga trupa e baletit e cila vallëzon nën koreografinë e Brunilde Lato dhe me muzikë të kompozitorit Lello Pagliaro.

Shfaqja do të jepet në data 17 dhe 18 nëntor 2016, në orën 19:00.

/koha.net

Shpërndaje në: