Vera më e shtrenjtë në botë, ky është çmimi “marramendës” i pijes
Pija, që vjen nga një prodhues hungarez, ka vendosur këtë çmim, me shpresën se do arrijë ripërtrirjen e një trashëgimie mbretërore të pijës, për të cilën thuhet se preferohej nga klasa sunduese në kohën e monarkive.
Rajoni vullkanik në verilindje të Hungarisë, Tokaj, prodhon verë me metodën e tharjes së rrushit në hardhi, për ta ëmbëlsuar sa më shumë që të jetë e mundur.
Kur afrohej koha e të vjelave, fermerëve hungarezë iu desh të linin vreshtat e tyre e të shkonin të luftonin me turqit. Por, kur u kthyen pas dy muajsh, ata e gjetën rrushin të mbuluar nga “botritisi”, një kërpudhë gri e ngjashme me mykun. Që të mos shkonte dëm, ata vendosën gjithsesi ta kthenin në verë, duke zbuluar kështu një recetë të re.
Supozohet se Luigji i XIV e përshkroi “Tokaji”-n (apo Tokay) si “verën e mbretërve dhe mbretin e verërave”.
Shishja 40 mijë dollarëshe prej 1.5 litrash e nxjerrë në shitje rezulton më e shtrenjta e të gjitha verërave.