Receta natyrale për eliminimin e akneve

Receta natyrale për eliminimin e akneve

Është shumë e rëndësishme që t’i trajtoni aknet dhe poret e hapura sepse nëse nuk trajtohen mund të mbesin në fytyrë për një kohë shumë të gjatë. Ja dy mënyra krejt natyrale!

Kanellë dhe mjaltë:

Përzieni 1 lugë gjelle kanellë me një lugë gjelle mjaltë organik deri sa të formohet një masë homogjene pak e ashpër. Aplikojeni në zonat problematike të fytyrës dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.

Kanella është një antioksidant që shkatërron radikalet e lira dhe shërben si “gërryese” e butë për të hequr lëkurën e vdekur. Mjalti është antioksidant natyral që shëron qelizat e dëmtuara të lëkurës, riparon dhe rigjeneron lëkurën. Këtë skrab duhet ta përdorni 2-3 herë në javë.

Lëng limoni:

Aciditeti i lëngut të limonit është shumë efektin në riparimin e njollave dhe plagëve të shkaktuara nga puçrrat. Limoni është gjithashtu i pasur me vitaminë C, antioksidant shumë i fuqishëm që shëron qelizat e dëmtuara të lëkurës.

Merrni një top pambuku dhe thithni lëng limoni. Aplikojeni lëngun në lëkurë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo metodë mund të përdoret 3-4 herë në javë.

 

Shpërndaje në: