Çka duhet të hani nëse keni probleme me infeksion urinar
Derisa e tretim ushqimin që e hamë në organizmin tonë krijohen molekula, të cilat ndikojnë në rritjen e baktereve në shumë sisteme të organeve, duke përfshirë edhe traktin urinar.
Gjithnjë e më shumë femra zhvillojnë beteja të përditshme me infeksione urinare. Njëri nga shkaktarët e këtij infeksionit gjithsesi se është mënyra joadekuate e të ushqyerit.
Derisa e tretim ushqimin që e hamë në organizmin tonë krijohen molekula, të cilat ndikojnë në rritjen e baktereve në shumë sisteme të organeve, duke përfshirë edhe traktin urinar.
Prandaj mjekët jorrallëherë u përshkruajnë regjim të posaçëm të ushqimit personave që kanë infeksion urinar. Pasi ekzistojnë ushqime të cilat i bëjnë dëm organizmit tonë dhe sjellin deri tek infeksionet urinare, po ashtu ekzistojnë edhe ato të cilat na ndihmojnë që në mënyrë të shëndetshme të përballemi me këto probleme.
Ushqimet e tilla quhen polifenole, antioksidues të fuqishëm të cilët gjatë tretjes shndërrohen në molekula, që pengojnë shumimin e baktereve në urinë. Ushqimet me sasi të madhe të polifenoleve janë: boronicat e freskëta, çaji i brusnicës, jogurti, çaji i zi dhe çokollata e zezë.
Është i preferuar edhe konsumimi i vitaminës C, si nga agrumet, ashtu edhe nga perimet siç janë brokoli dhe lakra. Edhe vitamina A luan rol të madh në luftën kundër infeksionit urinar, prandaj hani karota të freskëta dhe rrepa.