Shumë të fiksuar apo shumë të zgjuar? Nëse nuk duroni dot përtypjen me zhurmë karakteri juaj tregon këtë gjë

Shumë të fiksuar apo shumë të zgjuar? Nëse nuk duroni dot përtypjen me zhurmë karakteri juaj tregon këtë gjë

Jeni dhe ju nga ato njerëz që nuk duroni dot zhurmat që vijnë nga marrja e frymës apo nga përtypja kur persona të tjerë hanë? Duket se nuk jeni vetëm – dhe ka një arsye vërtet shkencore pse.

Është një abnormalitet i trurit që krijon “një urrejtje për tingujt si përtypja, frymëmarrja me zhurmë ose madje edhe zhurma e stilolapsave”, raporton TIME.

Megjithëse studiuesit e shpiknin fillimisht termin misofoni në vitin 2001, bashkësia mjekësore ka dyshuar gjithmonë në legjitimitetin e gjendjes. Por falë studimeve të fundit të botuara në revistën “Biologjia aktuale”, tani mund të themi me siguri se zhurmat e përditshme mund të shkatërrojnë jetën e njerëzve.

Një ekip në Universitetin Neëcastle në U.K ka ekzaminuar skanimet e trurit të atyre me dhe pa këtë “fiksim”, duke luajtur një varg tingujsh. Tingujt ishin neutralë (si shiu apo uji i zier), të pakëndshme (një foshnje që bërtet ose një person që bërtet), ose tinguj si (frymëmarra ose ngrënia).

Rezultatet: Studiuesit vunë në dukje ndryshime të rëndësishme në aktivitetin e trurit të atyre që nuk i duronin këto zhurma.” Duket se ata me keqfunksionim kanë një ndryshim zhvillimi në pjesën frontal të kokës së tyre, që shkakton trurin e tyre që të reagojnë ashpër ndaj atyre zhurmave. Kjo gjithashtu shkakton që ata të djersiten dhe rrahjet e zemrës të rriten.

Ky ndryshim në trurin e tyre bën që ato të kenë dhe një nivel inteligjence më të lartë.

Shpërndaje në: