iPhone do të vijë me këtë dizajn të mahnitshëm

iPhone do të vijë me këtë dizajn të mahnitshëm

 

Spekulimet përreth pajisjes së ardhshme mobile të Apple tashmë po rriten, pavarësisht se modeli i fundit i kompanisë, iPhone 7, vetëm sa është lëshuar në treg muajin e kaluar.

Tani raportet e reja janë duke pretenduar se iPhone 8 do të shfaqet me një dizajn mahnitës, ndërsa Apple duket se dëshiron ta manisë botën edhe një herë tjetër.

Sipas burimeve të reja të lajmeve nga analistët e Barclays, Apple do të sjell dy variante të modelit të ri të telefonit, përkatësisht versionin me ekranin 5 inç të iPhone 8 dhe fabletin me ekran 5.8 inç. Bazuar në këto raporte thuhet se iPhone 8 do të vijë me ekranin pa korniza, që domethënë se ekrani do të jetë i plotë dhe do të mbulojë gjithë hapësirën e përparme të telefonit.

Kjo do të shënojë një hap të madh përpara për tregun e telefonave të mençur pasiqë asnjë kompani tjetër ende nuk është në gjendje të ofrojë një dizajn të tillë në këtë kohë.

Zërat e shumtë javën e kaluar tregojnë se Apple është duke planifikuar që të eksperimentojnë edhe me teknologjinë e ekranit OLED, si dhe xham të lakuar që përfundon rreth telefonit, për modelin e saj të ri – iPhone 8.

Çfarëdo që të ndodhë, ne presim të shohim iPhone-in e ri të lëshuar diku rreth muajit shtator 2017.

Shpërndaje në: