Cila është koha më e mirë për aktivitet fizik, përgjigjet shkenca
Sipas një studimi të këtij viti nga shkencëtarët e Northwestern Medicine, muskujt janë më efikas gjatë ditës.
Po çfarë tregon kjo për aktivitetin dhe rutinën tuaj të të ushtruarit?
Shkencëtarët studiuan indet te muskujt e minjve dhe zbuluan se ata kishin orë cirkadiane (orë e brendshme e ciklit biologjik), e cila kontrollon energjinë dhe i përgjigjet metabolizmit duke u bazuar në kohën e ditës.
Minjtë janë më shumë aktivë gjatë natës, kështu që gjatë testimit u zbulua se muskujt e tyre ishin më efikasë në lëvizjet e tyre natën, duke përdorur oksigjenin për energji, por edhe për përshtatjen e lëvizjes.
Derisa ne njerëzit kemi të njëjtat gjene, studimi tregon se muskujt tanë duhet të jenë më të efektshëm gjatë orëve tona natyrore, kur jemi zgjuar dhe kur jashtë është dritë.
Kështu, nëse jeni pjesë e ndonjë kursi stërvitor dhe me intensitet të lartë, është mirë që ta ndiqni atë gjatë paradites dhe ta ruani yoga-n për natën.
Muskujt do t’ju falënderojnë për këtë.