Maska natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës
Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën. Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një pastrues i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat e vdekura, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt.
Kjo recetë kërkon qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.
Përbërësit:
-2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)
-2 lugë gjelle pluhur kakao
-1 lugë gjelle mjaltë
-2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël derisa të krijojnë një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëreni të veprojë për 15-20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë!