Nëna e re detyrohet ta ushqejë me gji vajzën e porsalindur në TUALETIN e avionit; reagimet e njerëzve “shkundin” kompaninë e fluturimit
Të udhëtosh me një foshnje, mund të jetë stresuese, por shpesh herë janë dhe njerëzit përreth që ta vështirësojnë edhe më shumë. Në një situatë shumë të sikletshme është vënë dhe një nënë e re, kur i është dashur të ushqejë foshnjen e saj në avion dhe stjuardesat i kanë kërkuar të mbyllet në tualetin e avionit. Stephanie VandenBerg, e shokuar, me sjelljen e stafit të lindjes Air Canada vendosi të bënte publike këtë ngjarje të pakëndshme në Twitter duke shkruar:
“Nuk është kurrë normale t’i sugjerosh një nëne të re, të ushqejë foshnjen e saj në tualet! Nëse ju dëshironi ta hani darkën tuaj në tualet, jeni të lirë ta bëni, fëmija im nuk do t’ju bashkohet”
Brenda një kohe të shkurtër, kompania e fluturimit ka publikuar mesazhin që nënat mund të ushqejnë me gji fëmijën, kudo që ndihen rehat por Stephanie VandenBerg ironizon, linjën e fluturimit “Po… në tualet”
Nuk dihet nëse pasagjerët e pranishëm në avion, kanë reaguar, por shumë nëna të reja e kanë mbështetur nënën e re në rrjetin social. Kanë qenë shumë gra të cilat kanë ndarë eksperienca të ngjashme.