6 gabimet që bëni më shpesh me partnerin ndërsa po përpiqeni të ngeleni shtatzënë
Nëse keni kohë që jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë, mund të bëhet vërtet e vështirë derisa të dëgjoni lajmin e mirë. Pak kohë mund t’ju duhet të gjithëve kështu që mos u shqetësoni pse nuk po ngeleni. Por nëse kjo kohë është më shumë sesa e kishit imagjinuar, ndoshta keni nevojë të dini për disa gabime që i bëjnë zakonisht çiftet kur përpiqen të ngjizin një fëmijë.
Ja cilat janë ato:
1.Bëni dashuri në kohën e gabuar.
Me fjalë të thjeshta, krijimi i një fetusi në barkun tuaj ka të bëjë me kohën e duhur, prandaj duhet të bëni një matematikë të thjeshtë se kur i keni ditët e ovlimit. Pra nëse nuk jeni duke bërë dashuri në ditët tuaja të ovulimit, nuk ka rëndësi se sa herë bëni gjatë muajit, sepse ajo nuk do të ndikojë në shtatzëninë tuaj. Shumica e grave në përgjithësi kanë një cikël 28-ditor ku ovulacioni ndodh rreth 14 ditë para menstruacioneve të ardhshme. Pra ovulacioni ndodh diku katër ditë para ose pas mesit të ciklit tuaj mujor.
2.Prisni shumë gjatë para se të shkoni tek doktori.
Kur çiftet përballen me probleme ndërkohë që përpiqen të krijojnë një bebe, ata kanë tendencë të presin shumë kohë përpara se të shkojnë tek një mjek. Përveç kësaj, nëse tashmë jeni të vetëdijshëm për disa probleme ekzistuese që mund të shkaktojnë vonesa në ciklin tuaj, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Profesionistët mjekësorë mund ta kuptojnë më mirë problemin tuaj dhe t’ju udhëzojnë në përputhje me rrethanat. Gjithashtu, ka shanse që gjithçka mund të jetë mirë dhe ju po shqetësoheni pa asnjë arsye.
3.Mendoni shumë për pozicionet.
Shumë çifte përpiqen të gjejnë pozicionin “korrekt” për të ngelur shtatzënë, ndërsa janë duke bërë dashuri. Por nëse po e bëni këtë ju jeni duke u shqetësuar më shumë sesa duhet. Nuk ka prova që vërtetojnë se pozicionet mund të ndihmojnë të krijoni një bebe. Pra harroni pozicionet dhe përpiquni thjesht që të kënaqeni.
4.Jeni në stres gjithë kohën.
Ju mund të jeni të vetëdijshëm se ankthi, stresi dhe depresioni mund të kenë një ndikim negativ në krijimin e një bebi. Stresi mund të shkaktojë çekuilibër hormonal që mund të ndërhyjë në ciklin e ovulacionit. Kështu, gratë me stres nuk mund të ovulojnë mjaftueshëm. Është e rëndësishme të ruani shëndetin fizik dhe mendor nëse planifikoni të ngeleni shtatzëna.
5.Bëni dashuri vetëm në ditët e ovulimit.
Ka raste kur çiftet kryejnë marrëdhënie intime vetëm në ditën e ovulacionit. Por, edhe nëse cikli juaj është mjaft i rregullt, ju mund të filloni ovulimin një ditë para ose pas datës së parashikuar. Pra, nëse jeni duke u përpjekur të keni një fëmijë, është gjithmonë mirë të qëndroni aktivë për disa ditë përpara dhe pas ditës së ovulimit.
6.Keni një mënyrë jetese të gabuar.
Shumë çifte nuk janë të vetëdijshëm se sa ndikim mund të ketë mënyra e gabuar e jetesës së tyre në fertilitet. Konsumi i alkoolit dhe i drogave të veçanta mund të shqetësojnë funksionet riprodhuese të trupit. Ato gjithashtu mund të privojnë trupin nga kërkesat të tij ushqyese. Në fakt, edhe problemet e peshës, pra duke qenë mbipeshë apo nënpeshë, mund të ndikojnë në fertilitet. Pra, përpiquni të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme, qoftë duke ushtruar apo edhe duke konsumuar ushqimin e duhur.