Hoqa dorë nga këto ushqime dhe puçrrat u zhdukën

Hoqa dorë nga këto ushqime dhe puçrrat u zhdukën

Në përditshmërinë tonë dëgjojmë shpesh njerëz që thonë; “nuk ha më çokollata, u zgjova me puçrra në mëngjes!” Përpos faktit që aknet mund të shkkatohen nga shumë faktorë, duke filluar nga gjenetika, hormonet e deri tek ushqimet që hamë.

Të gjithë ata, fytyra e të cilëve ka tendencë akneike, duhet të shmangin me çdo kusht ushqimet e konservuara dhe të procesuara si pijet e lehta, drithërat me sheqer që konsumojnë në mëngjes, patatet e skuqura dhe bukën e bardhë.

Edhe pse aknet kanë kryesisht rrënjë hormonale, ushqimi mund të jetë një ndër shkaktarët për jetëgjatësinë e tyre dhe karbohidratet, armiku kryesor. Karbohidratet e larta stimulojnë prodhimin e hormonit të quajtur insulinë dhe mund të shkaktojë probleme me nivelin e testosteronit në gjak.

Si përfundim?!

Nëse s’doni të zgjoheni me ndonjë mik të ri në fytyrë, shmangni karbohidratet dhe produktet me bazë qumështi kafshësh, provoni trajtimet me lazer, mikrodermabrazion, maska dhe peeling kimik. Edhe përdorimi i produkteve me përbërje Benzyol-i mund të ndihmojnë.

Ah dhe kujdes me grimin! Minimizojeni sa më shumë të jetë e mundur.

Shpërndaje në: