AGRON TUFA, autori i vitit – Panairi i librit “Tirana 2016”
Motivacioni që shoqëroi këtë çmim ishte “Për një perceptim origjinal intelektual dhe emocional të mbrujtjes së hapave të njeriut”.
Vetë Tufa u shpreh se këtë libër e ka shkruar ashtu nxitimthi. “Duke mos pasur fare kohë është shkruar ashtu si unë e quaj penallti në ecje. Për fat të mirë takime të shumta sipas punëve të mia më kanë dhënë një favor të madh për shkrimin e poezive, për fatin e madh se shqiptarët gjithmonë vonohen në takimet fikse. Kështu që dalë ngadalë unë këtë kohë e kam shfrytëzuar”, tha Agron Tufa.
Përkthyesi i vitit u shpall Edvin Cami për përkthimin e librit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra”, një libër nga autorja kroato-gjermane Marica Bodrozic, botim i shtëpisë botuese Dituria.
Motivacioni për këtë çmim ishte : “Për shqipërimin e një letërsie sa ballkanike aq edhe te përbotshme që sjell njeriun përballë vetes dhe të tjerëve në kërkim të identitetit të një bote plot dyshime.”
Ndërsa në letërsinë për fëmijë u nderua me çmim Luan Rama për librin “Më quajnë Aleksandër Moisiu”, botim nga shtëpia botuese Albas, shoqëruar me motivacionin “Rrëfim emocional i figurave njerëzore si simbol frymëzues për lexuesit e vegjël.”
Çmimet në këtë panair u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Lili Sula, Përgjegjëse e Departamentit te Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Tonin Çobani, Doktor Shkencash
Agim Baci, kritik letrar, Jorgji Qirjako, përkthyes, Alida Cenaj, gazetare . Sipas Kryetares së jurisë Lili Sula rreth 107 tituj kanë garuar për 3 çmimet e panairit.
/Gazeta Shqip