Shpenzime rekord për kirurgji plastike
Amerikanët shpenzuan më shumë se 16.5 miliardë dollarë për kirurgji kozmetike plastike – katër përqind më shumë se vitin e kaluar, ka treguar një raport i ri.
Botox-i, megjithëse një prej procedurave më pak të shtrenjta, është procedura për të cilën amerikanët kanë shpenzuar më së shumti.
Amerikanët gjithashtu shpenzuan 2.95 miliardë dollarë për injeksione që paralizojnë muskujt e fytyrës për të zbutur rrudhat.
Shtimet e gjirit, të cilat kushtojnë $ 3,000- $ 8,000, ishin më fitimprurëset të procedurave kirurgjike, duke arritur në 1.9 miliardë dollarë për kirurgët plastikë.
Klientën shpenzuan rreth 1.5 miliardë dollarë në rhinoplastie (punimet e hundës).
Rritja e shpenzimeve është nxitur si nga rritja e kërkesës edhe nga rritja e çmimeve – një prirje që analistët nuk presin të zhduket së shpejti.