Nervozizmi: Ç’duhet të bëni, kur gjithçka ju irriton?

Nervozizmi: Ç’duhet të bëni, kur gjithçka ju irriton?

Ka ditë kur nuk gjejmë paqe me veten, dhe duhet vetëm një gjë e vogël që ne të shpërthejmë. Por nëse kjo gjendje bëhet kronike, dhe shkaqet mbeten të padukshme, kjo do të thotë që “burimet” tona të kënaqësisë po thahen…

Një foshnje qan me të madhe:ndoshta ka uri, ndoshta i flihet, apo ndoshta ka një mori gjërash që e shqetësojnë, dhe që ai ende nuk është në gjendje t’i shprehë. Përjetimi i ndjenjës së sikletit, na shoqëron që nga lindja. Pavarësisht se është e diçka pakëndshme, ajo na shërben për të na bërë të kuptojmë, se ka diçka brenda ose jashtë nesh, që na shkakton siklet.

Një shqetësim, që nuk është dhimbje, as djegie, as hidhërim, dhe as arrogancë. Por çfarë është atëherë? Vetë etimologjia e termit, na ndihmon ta kuptojmë atë: në latinisht “fastus”, do të thotë edhe krenari ose përbuzje, dhe “taedium” do të thotë mërzi ose refuzim. Pra, duke kombinuar fjalët, bezdia përshkruan një ndjenjë të “mërzisë krenare” ,ose “refuzimit plot indinjatë”: pra është vuajtja e atyre që e dinë se çfarë nuk u pëlqen, që nuk duan të presin, dhe që duan që ajo të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bezdia nga të jetuarit

Pas këtij sikleti ka një sistem nervor, që me mençuri na ndihmon të njohim atë që është e gabuar, të ndryshojmë situatën, ose t’i nënshtrohemi asaj. Bëhet fjalë për një mjet të përshtatjes dhe evolucionit. Por atëherë lind pyetja: çfarë do të thotë kur një person nervozohet lehtësisht dhe për periudha të gjata?

Dhe ç’mund të themi për ata që jetojnë në një gjendje të vazhdueshme nervozizmi? Në fakt, po ta mendosh mirë, nuk janë të paktë ata që nuk ndihen asnjëherë “ne rregull”: për ta ka  gjithnjë diçka të gabuar, edhe në situatat më të favorshme. Ndoshta nuk ankohen, por duket qartë që janë në siklet, dhe në fund përfundojnë duke e transmetuar atë siklet edhe tek ata që janë përreth tyre.

Ne mund t’i etiketojmë si njerëz që nuk gjejnë dot paqe, dhe për të cilët të qenit mirë apo të lumtur, është më shumë një lloj paqeje e përkohshme, në mesin e një situate nervozizmi. Ndërkohë të tjerët, nuk e fsheshin shqetësimin që kanë dhe vazhdimisht ankohen: një prind që plaket, një koleg që nuk i mbyllet goja, një partner që nuk kënaqet me asgjë, një mik që ka gjithmonë arsye për t’u ankuar.

Impulsi për të ndryshuar

Shumë njerëz, nuk e kuptojnë pse janë gjithmonë nervozë – u është bërë një mënyrë jetese – ndërkohe që shumë të tjerët do të donin të ndryshonin. Këta të fundit, kanë një mundësi për zgjidhjen e problemit, nëse e duan realisht këtë gjë. Pika fillestare, është të bëheni të vetëdijshëm për diçka që në realitet dihet, domethënë që ka diçka që na irriton, na inatos, apo na pengon në jetën tonë. Dhe jo vetëm në një kontekst. Konteksti është vetë jeta: mënyra e jetesës. Bezdia është në fakt, vetëm hapi i parë drejt një transformimi.

Burimi për të ndaluar

Por çfarë na shkakton nervozizëm? Në këtë pikë, personi duhet të reflektojë me kujdes. Gjëja e parë që duhet marrë në konsiderate, është më e thjeshta, por edhe më e zakonshmja: ”A ka pasur ndonjë burim acarimi me kalimin e kohës, që unë e kam injoruar?”. Shumë janë të pathëna, njerëz dhe situata të pakëndshme, që i kemi duruara për shumë kohë?”.

Ato mund të jenë grumbulluar, deri në pikën e sosjes të durimit, deri në pragun ku nis vuajtja. E dyta është: ”A kam një ide të qartë se si duhet të jetë jeta ime, dhe nuk mundem ta pranoj, që ajo nuk përputhet me atë që kam në mendje?”. Ketu jemi në fushën e perfeksionizmit, të një modeli të realitetit, që na pengon t’i shijojmë gjërat ashtu siç janë.

E treta është: ”Kam jetuar kaq shumë kohë në shërbim të të tjerëve – për shembull duke ndjekur synimet që më janë diktuar nga prindërit ose partnerët, të cilat megjithatë nuk kanë qenë të miat – dhe që unë ndjej se s’kam më durimin të mbetem e distancuar nga vetja ime?”. Këto janë pyetje thelbësore, të cilat nuk duhet të mbeten teorike: ajo që perceptohet si e vërtetë, duhet ta gjejë një mënyrë për ta përkthyer veten në një ndryshim në “ekosistemin” tonë, në mënyrë që më në fund të na bëjë të ndihemi rehat në jetën tonë.

Shpërndaje në: