Nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë
Javën e fundit janë shënuar 1913 raste të lehta në tërë Kosovën. Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot 2019 janë testuar gjithsej 1104 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 452 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.9 %).
Sipas subtipit 375 mostra Influencë A e pasubtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.
Hospitalizimet brenda 24 orëve: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 6 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) dhe 2 raste me Dg.Status Griposus. Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar tetë raste të vdekjes të konfirmuara me Influencë AH1N1 dhe 16 raste me influenza A. Pacientët e sëmurë kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.
Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara. Diagostikimi laboratorik është bërë me kohë dhe me besueshmëri të lartë ngase diagnostikimi bëhet me aparaturën e fundit RT-PCR (Real Time Protein Chain Reaction) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të gripit sezonal duke rekomanduar e këshilluar për vaksinim në mënyrë të pandërprerë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova
INSTITUTI/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e Influencës gjatë tërë vitit, me intensifikim të saj gjatë sezonës përkatëse (java e 40 deri në javën e 20),
Përcjell situatën epidemiologjike me rastet ILI/ARI (javore) dhe rastet me SARI (në bazë ditore/ alerti).
Bënë testimin laboratorik të mostrave në Departamentin e Mikrobiologjisë në Qendrën Kombëtare për Testimin e Influencës.
Instituti Kombëtar ka apeluar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
Ka rekomanduar tek Inspektorati shëndetësor dhe sanitar të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës, për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rasteve të vdekjeve nga këto sëmundje. 6. Ka dhënë këshilla për popullatën për mbrojtjen nga sëmundja dhe njohjen e simptomave të saj me masa praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.
Ka dhënë rekomandime për Institucionet shëndetësore.