Aktiviteti fizik në shtatzani ul rrezikun e obezitetit për fëmijën
Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët e nënave që kryejnë aktivitet fizik në shtatzani, kanë më pak gjasa të preken nga obeziteti, edhe pas konsumimit të një diete të lartë në yndyrë më vonë gjatë jetës.
Studimet e mëparshme kanë treguar stërvitja e grave shtatzëna mbiopeshë ka përfitime tek fëmijët, por ky është studimi i parë që sugjeron se e njëjta vlen edhe për gratë që nuk kanë probleme me peshën.
Studiuesit shqyrtuan pasardhësit e minjve që kryen një orë stërvitje me intensitet të moderuar çdo mëngjes gjatë shtatzënisë. Pasardhësit e lindur nga minjtë që nuk ushtronin përdoreshin si një grup kontrolli. Në kohën e ndarjes, pasardhësit e minjve që ushtroheshin treguan nivele të rritura të proteinave të shoqëruara me indin dhjamor kaf: lloji i indit që konverton yndyrën dhe sheqerin në nxehtësi. Ata gjithashtu vunë re temperaturë më të lartë të trupit në grupin e atyre që u stërvitën, gjë që tregon se indet e tyre të dhjamit kaf ishin më efikase në parandalimin e obezitetit dhe problemeve metabolike.
Pasardhësit pastaj ndoqën një dietë me yndyrë të lartë për tetë javë pas lindjes. Minjtë që ishin në grupin e stërvitjes patën më pak shtim peshe pavarësisht dietës me yndyrë të lartë, si dhe treguan më pak simptoma të sëmundjeve metabolike, si diabeti dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore.
“Të dhënat tona sugjerojnë se mungesa e stërvitjes në gratë e shëndetshme gjatë shtatëzanisë mund t’i predispozojë fëmijët e tyre drejt obezitetit dhe sëmundjeve metabolike shoqëruese pjesërisht përmes dëmtimit të funksionit termogjenik”, thotë Jun Seok Son, një student doktorature në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit i cili kreu studimin.
Ka shumë përfitime për përfshirjen e stërvitjes në rutinën e shtatzënisë për ju dhe fëmijën. Për ato që kanë lindjen e parë, stërvitja ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja të lindjes, mban peshën e foshnjës në kontroll, rrit nivelin e rehatisë dhe shumë më tepër.