Nëse i lexoni fëmijëve para se të shkojnë në kopsht ata do të mësojnë mbi 1 milion fjalë
Fëmijët, prindërit e të cilëve u lexojnë atyre pesë libra me fletë të trasha në ditë shkojnë në kopsht duke ditur rreth 1.4 milionë fjalë më shumë sesa fëmijët që nuk janë lexuar kurrë, thotë një studim i ri. Universiteti Shtetëror i Ohajos thotë se ky “hendek prej një milion fjalësh” mund të jetë kyç në shpjegimin e dallimeve në fjalorin dhe zhvillimin e leximit.
Hulumtuesit u interesuan të gjenin më shumë mbi temën e bazuar në studimet e mëparshme, të cilat thonë se rreth 25 për qind të fëmijëve nuk u është lexuar kurrë dhe një pjese tjetër, sërish 25 për qind, u është lexuar vetëm në raste të rralla. Gjetjet e tyre tregojnë se sa i dobishëm është për fëmijët leximi i përditshëm. Edhe fëmijët që lexojnë vetëm një libër në ditë do të dëgjojnë rreth 290,000 fjalë të tjera deri në kohën kur janë 5 vjeç, sesa ata që nuk lexojnë.
“Fëmijët që dëgjojnë më shumë fjalë, do të jenë më të përgatitur për t’i parë ato fjalë të shkruara kur të hyjnë në shkollë”, thotë autorja e studimit, Jessica Logan. “Ata kanë gjasa të fitojnë aftësitë e leximit më shpejt dhe lehtë.”
Ja sa fjalë do të dinë fëmijët deri në moshën 5 vjeç, bazuar në leximin e prindërve:
- Fëmijët që nuk lexojnë kurrë: 4,662 fjalë;
- Lexoni 1 deri 2 herë në javë: 63,570 fjalë;
- Lexoni 3 deri 5 herë në javë: 169,520 fjalë;
- Lexoni çdo ditë: 296,660 fjalë;
- Lexoni 5 libra në ditë: 1,483,300 fjalë.
Plus, nuk janë vetëm fjalët që fëmijët dëgjojnë gjatë kohës së tregimit. Prindërit zakonisht flasin me fëmijët e tyre për librin që po lexojnë, ose shtojnë detajet e tyre në histori. Ky fjalim i shtuar përforcon mësimin e fjalëve të reja.
Leximi me fëmijët tuaj është një lojë e pëlqyeshme për shumë arsye. Jo vetëm që promovon bashkëjetesën, por u mëson fëmijëve aftësi të rëndësishme që do t’i përdorin më vonë në jetë.