10 këshilla për një seks të mirë

10 këshilla për një seks të mirë

Mënyra e mirë për “t’i dhënë jetë” aktivitetit tuaj seksual është të vini në zbatim idetë tuaja dhe të eksperimentoni sa më shumë.

Gjërat e reja janë gjithmonë të pëlqyera. Sipas studiueses Jennifer Strailey, ka disa mënyra të cilat mund të ndikojnë pozitivisht kontaktin seksual dhe këshillat që ajo jep janë:

  1. Një darkë e ndriçuar nga drita e qirinjve, është fillimi ideal i një mbrëmje romantike. Por nëse doni që fundi i saj të jetë marrëdhënia seksuale, atëherë është më mirë që ta evitoni atë. Sipas studiuesit, Marty Klein “ushqimi është vrasësi i seksit, sepse ul metabolizmin, shpërndan energjitë dhe i çon partnerët në një gjendje përgjumësie. Nëse një mashkull dhe një femër dëshiron të kënaqë tjetrin në shtrat, atëherë duhet të jetë shumë i kthjellët dhe i fuqishëm, të dy partnerët duhet të jenë gatshëm për t’i falur njëri-tjetrit çdo lloj kënaqësie.
  2. Seksi duhet të jetë “një rrugë e drejtë”, fundi i së cilës është orgazma. “Në jetën reale, seksi është shumë i rrallë në një formë të tillë”, shton Klein, “ne fillojmë duke hequr veshjet tona dhe shqetësohemi se si dukemi, por të gjitha këto shqetësime mund të ndërpresin eksitimin tonë”.

3- Maturia mund të nënkuptojë shumë vlera, por asnjëra prej tyre nuk ndikon pozitivisht seksin.

4-Nëse dëshironi të keni një jetë seksuale të kënaqshme duhet të lini mënjanë turpin dhe sjelljen e mirë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë seksit tuaj është të “tregoheni të pacipë” dhe të bëni pa mëdyshje çdo veprim që u kërkon parteri/rja.

  1. Seksi i mirë, nënkupton se jeni edhe një i/e dashur e mirë dhe që bëni të ndjehet mirë edhe personin që keni në krahë. “Seksi i kënaqshëm nënkupton të lësh mënjanë veten, të harroni idetë tuaja për maskilizmin dhe feminizmin , dëshirën për të pasur një pamje të jashtme perfekte dhe mbi të gjitha të përpiqeni të bëheni njësh me parterin. Nëse partneri ndjen se edhe ju jetoni të njëjtin emocion, apo eksitimin me të atëherë dashuria dhe epshi i tij/saj do të shtohet.
  2. “Femrat e duan intimitetin më shumë se sa meshkujt”. “Ky mit lëndon të dyja gjinitë, si femrat dhe meshkujt”, thotë Klein. “Kjo ide çnderon dëshirat e sinqerta që ndjejnë meshkujt, lidhjen që duan të krijojnë dhe i bën ata të ndihen me konfuzë dhe të izoluar. Ky mit i forcon meshkujt të kenë më shumë përgjegjësi për një lidhje të mirë me femrat.
  3. “Gjithmonë meshkujt dëshirojnë vetëm seks”. Ky mit nuk është aspak i vërtetë. Sipas psikologut Bernie Zilbergeld, meshkujt kanë pothuajse të njëjtat dëshira si edhe femrat e duan dashurinë dhe romantizmin po aq sa ata, por formimi i tyre fizik bën që ata të kenë një dëshirë më të madhe për seks se sa ajo çfarë paraqitet tek gjinia tjetër. Sipas Zilbergeld, një mashkull duhet të përjetojë më pak ankth, të jetë më pak i shqetësuar për performancën e tij seksuale dhe të jetë i qetë në dhomën e gjumit në mënyrë që të shijojë më shumë dashurinë dhe seksin.
  4. Vështirësitë e ereksionit janë problemi më i keq që lidhet me aktivitetin seksual. “Vështirësitë me ereksionin dhe derdhja e shpejtë janë shqetësimet më të shpeshta, por që ndikojnë më shumë një marrëdhënie”, thekson Klein.
  5. Seksi merr fund me divorcin. John Berndt, psikolog për divorcet, beson se më shumë se 20% e çifteve që ndahen kanë një jetë seksuale aspak të kënaqshme. Madje çiftet me këtë lloj problemi nuk mendojnë për asnjë arsye të pajtohen me ish-bashkëshortin/en apo të martohen sërish.
  6. Një mashkull nuk tërhiqet vetëm nga një femër e zhveshur edhe pjesa më e madhe e njerëzve e besojnë këtë. Ata duan të kenë në krah jo vetëm një femër të bukur dhe të zhveshur, por një femër që t’i bëjë të ndihen mirë dhe të ndihen të tërhequr prej saj, edhe pse lidhja që kanë krijuar nuk mendohet të jetë e gjatë./ Newsweek

Shpërndaje në: