6 ushtrime që ju ndihmojnë në formimin e vitheve
Pothuajse çdo grua ëndërron vithe të rrumbullakëta, dhe përmes disa ushtrimeve që mund t’i kryeni vetë në shtëpi apo edhe në palestër ju mund të arrini qëllimet tuaja.
1.Ura është një ushtrim shumë i mirë jo vetëm për muskujt e vitheve por edhe për forcimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë tuaj. Qëndroni shtrirë me shpinë, me gjunjët e mbledhur dhe më pas ngrini lart vithet duke i shtrënguar. Shtrëngoni gjithashtu edhe muskujt e barkut dhe më pas uluni sërish. Përsëriteni 25-30 herë.
2. Kjo është një alternative e urës por më një këmbë të ngritur në vijë të drejtë me trupin. Rregulli është i njëjtë, qëndroni shtrirë me njërën këmbë përthyer dhe tjetrën shtrirë dhe më pas ngrini vithet duke e mbajtur këmbën drejtë si në figurë. Bëni nga 15 përsëritje për secilën këmbë.
3. Reverse lunges është shumë e mirë për tonifikimin e këmbëve dhe vitheve. Qëndroni drejt me dy pesha të lehta në duar dhe më pas çoni njërën këmbë mbrapa duke e përthyer dhe më pas silleni sërish para. Ky ushtrim është shumë i mirë dhe nuk ushtron shumë presion tek gjunjët tuaj.
4. Squat me kërcim është shumë i mirë për vithet dhe këmbët njëkohësisht. Ndërsa kur e bëni me kërcim ju përfshini edhe pjesën kardio në ushtrim. Qëndroni në pozicion squat me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave dhe më pas uluni me këmbët e përthyer 90 gradë. Sigurohuni që gjunjët të mos i kalojnë majat e këmbëve dhe më pas hidhuni lart duke rënë përsëri në pozicionin squat të përkulur. Përsëriteni 20-30 herë këtë ushtrim.
5. Qëndroni mbështetur mbi duar dhe gjunjë dhe njërën këmbë ngrijeni sikur po gjuani lart, në pozicion të përthyer. Nëse dëshironi mund të përdorni një llastik rezistence për të përdorur më shumë muskujt. Përsëriteni 20 herë për secilën këmbë.
Ushtrimet e ndryshme që punojnë me pjesë të ndryshme të muskujve të trupit, ndihmojnë pikërisht në arritjen e pamjes më të mirë të pjesëve të ndryshme të trupit.