“Po e rrezikoj martesën duke bërë marrëdhënie me ish të dashurin”
E dashura psikologe: Burri im dhe unë kemi një marrëdhënie të ëmbël, por unë u takova me ish të dashurin tri javë më parë dhe kisha marrëdhënie seksuale.
Ishte e planifikuar dhe emocionuese atë kohë, por tani ndihem shumë fajtore.
Ish i dashuri dhe unë nuk ishim parë për dhjetë vite, por ai pëlqente fotot e mija në Facebook dhe u bëmë miq në rrjetet sociale.
Biseda miqësore u kthye në flirtin dhe seks. Në fund ne vendosëm të dalim për një pije, por të dy e dinim pse po dalim.
Ai është 28 vjeqar dhe gruaja e tij e la atë për një burrë tjetër, kështu që ai ka shtëpinë vetëm.
Ai më sugjeroj të shkoj atje për një pije. Dhe sapo mora taksin për tu kthyer në shtëpi, ndjehsha e neveritshme dhe e ndryë. Unë kam qenë me burrin tim që nga mosha 18 vjeqare. Tani jam 27 vjeqare dhe ai është 30. Ai më do dhe ende flirton me mua.
Ai bën gjithqka dhe punon shumë për të më siguruar mua dhe vajzat tona, që janë katër dhe pesë vjeqare. Ai është i përsosuri për mua.
Por unë kam pasur një fëmijëri të tmerrshme. Babai im ishte abuziv ndaj nënës. Ai e kontrollonte gjithqka që ajo bënte, ku shkonte dhe e thërriste me emra të tmerrshëm.
Ajo më në fund e mori guximin duke e lënë atë pesë vjet më parë, kur motra ime arriti 18 vjet.
Unë e tradhtova partnerin tim edhe me një nga miqtë e tij dy vjet më parë. Nuk bëmë marrëdhënie seksuale, por gjithqka që qonte deri tek ajo, duke përfshirë edhe mesazhet dhe fotot e pista.
Ajo zgjati një vit dhe pastaj unë e ndalova.
Unë nuk dua ta humbas partnerin tim edhe pse nuk e meritoj atë.
Psikologia përgjigjet: Një prind si babai juaj shkatërron vetëbesimin e një fëmije dhe e bën të vështirë edhe atë që të besoj se një marrëdhënie mund të jetë e dashur dhe e qëndrushme gjithmonë.
Pjesa e mirë është që partneri juaj është njeri i mirë, por tjetra është se ju po e sabotoni marrëdhënien tuaj duke menduar se nuk e meritoni atë.