Çaj apo kafe? Cili është më i mirë për shëndetin tuaj

Çaj apo kafe? Cili është më i mirë për shëndetin tuaj

Si kafja po ashtu dhe çaji janë të mbushura me përbërës që janë të dobishme për trupin në mënyrën e tyre, por bashkëveprimi dinamik mes tyre mund të jetë më i dobishme për ju.

Çfarë ka të mirë pirja e kafesë? “Kafeja ka qenë e lidhur me uljen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit dhe diabetit të tipit 2”, thotë Kimberly Gomer,drejtoreshë e të ushqyerit në Pritikin Longevity Center & Spa në Miami. Gjithashtu është treguar se ajo ul rrezikun e disa kancerave, duke përfshirë kancerin e endometrit dhe kancerin e lëkurës. Një studim i më shumë se 500,000 njerëzve në mbarë botën arriti në përfundimin se pirja e kafesë ishte e lidhur me zvogëlimin e rrezikut të vdekjes nga shkaqe të ndryshme. Vetëm mos e ngarkoni kafen tuaj në mëngjes me sheqer dhe krem sepse ju mund të fshini përfitimet e mira krejtësisht.

Çfarë të mirash ka çaji?  “Çaji dhe çaji i gjelbër, përmbajnë përbërës që kanë shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë rrezikun e zvogëluar të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën”, thotë Gomer. Ato përbërës përfshijnë antioksidantë dhe polifenole, komponimet që mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e presionit të gjakut, zvogëlimin e humbjes së kujtesës, dhe përmirësimin e humbjes së peshës.

Cila është më e mirë pirja e kafesë apo çajit?

Çaji është ai më i miri për vetëm një arsye: bollëk i antioksidantëve të fuqishëm. Po, dhe kafeja i ka, por çaji shpesh i ka ato në përqendrime më të larta. “Kafja dhe çaji të dy kanë përfitimet e tyre, por çaji përmban antibakterial, anti-inflamator dhe përfitime antivirale për shkak të përmbajtjes së tij.  Kafeina në të dyja rastet për ata që nuk janë mësuar mund të sjellë pasoja si  dridhjet, rritja e ankthit ose mungesë gjumi. Studimet tregojnë se njerëzit që e pinë një kombinim të kafesë dhe çajit çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me njerëzit që pinë vetëm kafenë .

Shpërndaje në: