Top katër mitet e shtatzënisë që duhet të ndaloni së besuari

Top katër mitet e shtatzënisë që duhet të ndaloni së besuari

Nuk ka ndonjë dyshim se shtatzënia është një periudhë e mahnitshme dhe emocionale për çdo femër.

Prandaj edhe ka shumë mite dhe keqkuptime për këtë temë. P.sh., shumë njerëz besojnë se një grua shtatzënë duhet të hajë sa për dy persona dhe kjo është 100% e pavërtetë.

Juve ju nevojiten vetëm 300 kalori ekstra në ditë për ta rritur një bebe të shëndetshme, dhe çdo kalori më tepër mund ta ketë efektin e kundërt dhe të shpijë në probleme shëndetësore.

Më poshtë ju sjellim disa prej miteve më të zakonshme rreth shtatzënisë, të cilat duhet të ndaloni së besuari.

Miti 1: Gratë shtatzëna nuk duhet t’i ngjyrosin flokët

Hulumtimet e ndryshme kanë konstatuar se femrat mund t’i ngjyrosin lirshëm flokët gjatë shtatzënisë. Sasia e kimikaleve në produktet e flokëve të cilat absorbohen nga lëkura jonë është shumë e kufizuar dhe nuk shkakton ndonjë dëm në fetus.

Megjithatë, për të shmangur çdo dëm të mundshëm, mundohuni të prisni deri në tremestrin e dytë për t’i ngjyrosur flokët.

Miti 2: Shtatzënat nuk duhet të udhëtojnë me aeroplan

Studimet dëshmojnë se udhëtimet ajrore nuk shkaktojnë dëme te gratë shtatzëna apo te bebja. Sasia e rrezatimit që një person e merr gjatë një udhëtimit ë vetëm vajtje-ardhje është shumë nën limitin e niveleve të sigurta.

Miti 3: Shtatzënat nuk duhet të flenë në shpinë

Nuk ka ndonjë dëshmi të qartë shkencore që dëshmon se fjetja në shpinë i shkakton probleme shëndetësore shtatzënave apo bebeve.

Miti 4: Shtatzënat nuk duhet të bëjnë ushtrime fizike

Ky mit është mjaft i njohur, por nuk është i vërtetë përveç nëse keni ndonjë shtatzëni anormale apo keni probleme serioze shëndetësore.

Në fakt, studimet tregojnë se ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë faktikisht kanë efekte pozitive te nëna dhe bebja.

Shpërndaje në: