Shenjat e Horoskopit që i harxhojnë paratë sa hap e mbyll sytë
Sa herë që dëgjoni parashikimin e yjeve, i kushtoni rëndësi çdo detaji shëndetit, dashurisë, punë, miqësisë dhe parave.
Dhe duke u ndalur tek paratë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç e prisni, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, e të tjerë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.
Por në mesin e zodiakëve, janë tre shenja që jo vetëm i harxhojnë paratë, por duket sikur i grijnë. Le të njihemi më nga afër me to:
Binjakët- Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i parasë dhe komunikimit. Marrëdhënia e tyre me paranë është një marrëdhënie dashuri-urrrjetjeje, binjakët harxhojnë shuuumë para dhe prapë ankohen se nuk kanë asgjë. Femrat e shenjës së binjakëve harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt binjakë harxhojnë më shumë për udhëtime dhe pajisje elektronike.
Luani- Nuk mund të ekzistojë një kalasfikim ku të mos përfshihet shenja e luanit. Luani është kavalier nga natyra dhe i pëlqen ta fusë dorën në xhep. Është shumë bujar dhe nuk di të kurshehet për asgjë dhe askënd. I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Harxhon shumë për libra, veshje dhe suvenire.
Akrepi- Akrepi gjendet nën mbrojten e Plutonit dhe Marsit, kështu që mos prisni të jetë dorështrënguar. E dashuron paranë dhe i pëlqen të investojë në lojëra të rrezikshme, si dhe të dalë fitimtar. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. Femrat akrep shpenzojnë shumë për kujdesin personal, kurse akrepët meshkuj janë të paparashikueshëm, ose i prishin të tëra ose nuk nxjerrin qindarkë nga xhepi.