Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Thonë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë.

Megjithatë, paraja mund t’jua blejë një anëtarësim në palestër dhe, siç duket, rrjedhimisht jua blen edhe lumturinë.

Hulumtimet e reja nga universitetet prestigjioze, si ai i Oksfordit dhe Yale, kanë treguar se ushtrimet fizike janë më të rëndësishme për shëndetin mendor sesa paratë.

Në studimin e tyre, i cili është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e mbi 1.2 milion amerikanëve.

Pjesëmarrësve u ishte bërë e njëjta pyetje: “Sa shpesh jeni ndjerë keq mendërisht në 30 ditët e kaluara për shkak të stresit, depresionit apo problemeve emocionale?”

Ata gjithashtu janë pyetur për të ardhurat financiare mujore dhe për aktivitetin fizik.

Hulumtuesit kanë zbuluar se, përderisa ata që bëjnë ushtrime fizike rregullisht ndihen keq për rreth 35 ditë në vit, personat që nuk merren me sport ndihen keq për 18 ditë më shumë.

Sipas ekspertëve, personat që janë fizikisht aktivë ndihen po aq mirë sa ata që fitojnë më shumë para në vit, por që nuk merren me sporte.

Shpërndaje në: