Njerëzit me jetëgjatësinë më të lartë në botë tregojnë sekretin
Sigurisht keni dëgjuar që populli i Japonisë ka tendencë të jetojë shumë gjatë dhe Okinawa është vendi me numrin më të madh të personave që jetojnë mbi moshën 100- vjeçare.
Ajo çfarë është interesante, është se këto persona shumica prej tyre mbi moshën 98- vjeçare funksionojnë si të pavarur, dhe janë të aftë fizikisht dhe mendërisht. Kjo do të thotë që ata përgatisin ushqimin vetë, dhe jetojnë të vetëm në shtëpi.
Qe një kohë të gjatë doktorët janë fokusuar në moshën fiziologjike dhe jo në atë kronologjike. Ata janë më të interesuar në kualitetin e jetës sesa numrin e viteve. Ka shumë njerëz që janë të moshës 50- vjeçare dhe jetojnë sikur të ishin 70- vjeçar dhe e kundërta.
Okinawa- vendi me njerëzit me jetëgjatësinë më të lartë, është një zingjir i ishujve në verilindje të Japonisë. Ka një numër të madh të plazheve dhe klimë tropikale.
Mirëpo cili është sekreti i këtyre njerëzve? Sipas një doktori që kishte vizituar këtë vend, ai kishte parë njerëz shumë aktiv, duke rregulluar kopshtin, duke kryer punë fizike gjatë gjithë kohës, dhe të cilët nuk ishin të prekur aspak nga sëmundjet e zemrës, demencës apo kancerit.
Kur ishin pyetur për këtë ‘sekret’ ata i kishin thënë se kanë ndikuar dy faktorë: ikigai dhe moai. Ikigai, do të thotë sensi i qëllimit në jetë. Sipas tyre çdo njeri duhet ta ketë një qëllim në jetë, dhe se ky qëllim me moshë zhvillohet më shumë dhe nuk zbehet siç mendojnë të gjithë. Ndërkohe moai është një grup social i njerëzve që kanë interesa të përbashkëta dhe kujdesen për njëri tjetrin.
Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte ushqyerja e shëndetshme, përkatësisht pjata e pastër që nënkupton shmangien e ëmbëlsirës, reduktimin e madhësisë së porcioneve, përdorimin e pjatave më të vogla dhe ngrënien e ngadaltë. Përderisa konsumimi ditor i kalorive në Amerikë është 2.500 në Okinawa ishte 1.900 kalori brenda një dite.
Ata treguan për thënien e tyre : “hara hachi bu”, që do të thotë ndalo së ngrëni kur je 80% i ngopur. Kjo teori bazohet edhe në evidenca biologjike, sepse duhen 20 minuta deri sa lukthi të dërgojë sinjale në tru për të treguar që është i ngopur. Fatkeqësisht deri sa të dërgohen këto sinjale shumica e njerëzve marrin disa ekstra kalori të panevojshme.
Dieta e njerëzve në Okinawa përfshinte orizin, patate të ëmbla, peshk, perime, një porcion të frutave, supë dhe një filxhan i çajit të gjelbër.
Edhe pse në Amerikë dhe vende të tjera të botës, njerëzit nuk përdorin ushqime të shëndetshme dhe nuk kanë stil të shëndetshëm të jetesës, gjithsesi tani ata kanë në dispozicion këshillat e njerëzve, që kanë jetëgjatësinë më të lartë në botë.