Kura radikale e Zimbabvesë kundër depresionit
Zimbabveja po udhëheq një program të shëndetit mendor tepër novator dhe që po arrin rezultate fantastike – e gjithë bota po merr shënime.
Një mbrëmje vonë, Dikson Çibanda [Dixon Chibanda], psikiatër në Harare të Zimbabvesë, pranoi një thirrje telefonike nga një mjek në një dhomë emergjencash. Një grua 26 vjeçare me emrin Erika, të cilën Çibanda e kishte trajtuar me muaj të tërë kishte provuar të bënte vetëvrasje, përkthen Periskopi.
Erika e kishte shtëpinë 160 kilometra larg spitalit, dhe kështu ai i kishte thënë nënës së tij që ta sjellte në spital për të bërë një plan trajtimi.
Kishte kaluar një javë, e pastaj dy të tjera, dhe asnjë fjalë nga Erika. Në fund, Çibanda ishte thirrur nga e ëma e pacientes, që i tha se e bija e kishte vrarë veten.
Ai e kishte pyetur pse nuk kishin ardhur në Harare, ndërsa ajo ishte përgjigjur se nuk i kishin pasur 15 Dollarët për të shkuar atje me autobus.
Zimbabveja ka veç 12 psikiatër dhe 16 milionë banorë. Shumë njerëz të tjerë do ta kishin fatin e njëjtë – kishte menduar psikiatri.
Globalisht, më shumë se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni dhe bëhen gati 1 milion vetëvrasje.
Askush s’e di sa zimbabveas vuajnë nga kufungisisa [fjala për depresionin në gjuhën Shona, që bukfalisht përkthehet “të mendosh tepër shumë”]. Por, Çibanda ishte i sigurt se numri ishte tepër i lartë.
E megjithatë, ata që vuajnë nga depresioni kanë pak mundësi para vetes shkaku i mungesës së profesionistëve që ofrojnë kurë mjekësore. Çibandas kësisoj i lindi një ide e jashtëzakonshme për t’i dalë kundër këtij problemi: gjyshet. Që nga viti 2006 e tutje, Çibanda dhe ekipi i tij i kanë trajtuar mbi 400 gjyshe për terapinë e të folur, të cilën e ofrojnë pa pagesë në 70 komunitete të Zimbabvesë. Deri më tash, llogaritet të jenë ndihmuar 30 mijë njerëz. Kjo metodë është verifikuar empirikisht dhe është shpërndarë edhe në vende të tjera, përfshirë ShBA-të.
“Imagjinoni sikur të krijonim një rrjet global të gjysheve në çdo qytet të madh botëror.”
Çibanda e dinte gjithnjë se donte të bëhej mjek, por ishte në dilemë mes dermatologjisë dhe pediatrisë. Tragjedia e kishte bërë të zgjedhte psikiatrinë. Ndërsa ishte në shkollë mjekësore në Republikën Çeke, një shok i klasës e kishte vrarë veten. “Ai ishte një djalë shumë i hareshëm – kurrkush s’e priste që ai të lëndonte veten e t’i jepte fund jetës,” tha ai.
Më 2005 ai kishet vërejtur një shkallë të lartë të stresit post-traumatik dhe të tjera problemeve të shëndetit mendor, përcjell Periskopi
Kur Erika e kishte vrarë veten, Çibanda kishte qenë psikiatri i vetëm në vend që punonte në spital të shtetit. Shefat e tij i kishin thënë se nuk kishin fonde për projektin e tij. Të gjitha infermieret ishin të zëna në çështjet e lidhura me HIV-in dhe dhomat në klinikën lokale ishin të mbushura. Ata mund t’i jepnin atij 14 gjyshe dhe t’i ofronin qasje të plotë në hapësirën e jashtme.
“Shumë njerëz mendojnë se jam gjeni që më ra ndërmend diçka e tillë, por s’është e vërtetë. Thjesht duhej të punoja me çka kisha në dorë.” – tha Çibanda.
“Isha shumë skeptik për idenë. Shumë njerëz e shihnin si ide qesharake. Edhe kolegët më thanë “Kjo është budallallëk.” – shtoi ai.
Por, s’kishte çka të bënte. Gjyshet nuk e pranuan terminologjinë e Perëndimit dhe përdorën koncepte të kulturës së atjeshme me të cilat njerëzit ishin më të lidhur. Atyre iu vyente, me fjalë të tjera, të flisnin me gjuhën e vetë pacientëve.
“Trajtimi në vetvete ka rrënjët në terapinë e bazuar te evidenca si në perëndim, por po ashtu është i rrënjosur në konceptet vendëse. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja për suksesin e madh, sepse është menaxhuar që t’i bëj bashkë këto pjesë të ndryshme, duke përdorur dijen lokale dhe mençurinë.”
Gjyshja Chinhoyi është ndër to. “Iu bashkova këtij programi sepse doja t’i ndihmoja njerëzit e këtij komuniteti. Kishte shumë të tillë – njerëz me depresion. Kishte aq shumë dhe unë doja të reduktoja numrin e tyre.” – tha ajo.
Më ta vërtetuar shkencërisht metodën, Çibandas iu desh të bashkëpunonte me kolegë në Zimbabve dhe në Britani të Madhe – dhe rezultatet e publikuara ishin mahnitëse. Të gjithë njerëzit me depresion. /Periskopi