Tri gjërat që duhet gjithmonë të ia tregoni mjekut tuaj
Shumica e mjekëve pajtohen se mënyra e komunikimit mes doktorit dhe pacientit është çelësi por edhe një mundësi që mund të shpëtojë jetën tuaj.
Shpeshherë na ndodh që të mbajmë nga mjeku fshehtë disa detaje rreth nesh, mirëpo të cilat më vonë mund të na kushtojnë edhe me jetë.
Më poshtë gjeni tri gjërat kryesore të cilat patjetër duhet t ia thoni mjekut tuaj:
Nëse merrni ndonjë medikament
Para çdo intervenimi mjekësor, duhet ta siguroni mjekun tuaj nëse jeni duke përdorur diçka.
Sipas kirurgut plastik. Andrew Ordon, gjakderdhja është brenga numër një me të cilat përballen mjekët dhe pacientët gjatë apo pas një intervenimi.
E kjo ndodh për shkak të përmbajtjeve të barnave që ne mund të kemi përdorur pa dijeninë e mjekut.
Nëse keni ndonjë vathë në kërthizë
Çdoherë kur mjekët bëjnë kirurgji, ata mund të duan të hyjnë nëpër butonin e barkut. Nëse aty ka ndonjë shpuarje, atëherë ajo mund të rrisë probabilitetit e dëmtimit të organeve themelore.
Dr. Nita sqaron se ata ende mund ta bëjnë kirurgjinë dhe ndoshta të kalojnë nëpër butonin e barkut, por është mirë të njihni paraprakisht që të marrin masat e duhura. Poashtu edhe rreziku për të marrë infeksion është shumë më i madh, andaj paraprakisht ju duhet të njoftoni mjekun tuaj.
Nëse ju merrni pika për hundë
Dr Ordon shpjegon se dekongestantët hundorë janë menduar të merren afatshkurtër. Nëse ju merrni ato për një kohë të gjatë atëherë rrjedhjet nga hunda mund të krijojnë një varësi dhe ju do ë duhet të përdorni pikat për hundë edhe më gjatë se që është planifikuar.
Krejt në fund, para çdo intervenimi mjekësor, kujdesuni që mjeku juaj të jetë në dijeni me çdo gjë lidhur me ju. Kështu ju mund të parandaloni ndonjë fatkeqësi.