Studimi i ri thotë se edhe një pije alkoolike rrit rrezikun për sulm në tru
Edhe pirja e lehtë apo e moderuare alkoolit rrit presionin e gjakut dhe shanset për të pësuar goditje në tru, sipas një studimi të madh gjenetik që u poblikua në The Lancet.
Ky hulumtim bie në kundërshtim me studimet e mëparshme se një ose dy pije në ditë mund të jenë mbrojtëse.
Studiuesit britanikë dhe kinezë analizuan 500,000 njerëz kinezë për dhjetë vjet.
Ata thonë se gjetjet janë relevante për të gjitha popullatat dhe provat më të mira mbi efektet e drejtpërdrejta të alkoolit.
Ekspertët thanë se njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit.
Dihet tashmë se pirja e rëndë është e dëmshme për shëndetin dhe rrit rrezikun e sulmit në tru – por disa studime kanë sugjeruar që pijet e vogla mund të jenë të mira për shëndetin, ndërsa të tjerë tregojnë se nuk ka nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit.