Gabime të rrezikshme që femrat bëjnë pas seksit
Nuk urinojnë- Të qëndruarit shtrirë në shtrat pasi keni bërë dashuri është vërtetë e mrekullueshme, por ka një rregull të përgjithshëm i cili duhet zbatuar: mos e mbani urinën. Urinimi i menjëhershëm pas aktit, ndihmon në eliminimin e baktereve dhe parandalon infeksionet e traktit urinar.
Vajra në vaginë– Vagina është një organ vëtpastrues, kështu që përdorimi i vajrave esencial apo detergjentëve, acaron zonën intime. Mjaftohuni vetëm me pastrimin me ujë!
Mos u pastroni nga mbas para– Ky është një gabim që mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Pastrohuni gjithmonë nga pjesa përpara pas, pasi në të kundërt përçoni baktere në vaginë dhe rrezikoni infeksione të rënda.
Mos kontrollimi i kontraceptivëve– Është mirë që të mbroheni gjatë aktit seksual, por bëni mirë që të kontrolloni kontraceptivin që të mos jetë i dëmtuar.
Injorimi i gjakut– Gjatë seksit mund të ndodh që femra të ketë gjakderdhje. Jo domosdoshmërisht kjo gjë mund të jetë e lidhur me probleme, por nëse një gjë e tillë përsëritet, drejtohuni mjekut gjinekolog.
Injorimi i dhimbjeve- Shumë femra ndjejnë dhimbje kur bëjnë dashuri, ndonjëherë të brendshme e herë të tjera pas pikut të kënaqësisë, shkruan noa.al. Në raste të tilla, këshillohet kontrolli nga mjeku.
Injorimi i ndryshimeve të ciklit– Ndryshimi i ciklit menstrual si gjak i errët apo aromë e rëndë flet për probleme, ndaj vizitohuni te mjeku.