Ky është sekreti i vetëm rreth seksit, që burrat ua mbajnë fshehur grave të tyre
Në një botë utopike, ju jeni mjaft të kënaqur me partnerin dhe nuk ndjeni nevojën për të mbajtur ndonjë sekret nga njëri-tjetri. Por kjo nuk është një botë ideale dhe ndodh që personit të zemrës t’i mbani sekret disa të fshehta. Megjithatë nuk e kemi fjalën për ato sekrete që mund të dëmtojnë marrëdhënien duke çuar në krisjen e saj. Lexojini këtu cilat janë ato.
Sipas një sondazhi online nga Superdrug, më shumë se 45 për qind e meshkujve të anketuar thanë se nuk janë plotësisht të ndershëm në lidhje me fantazitë e tyre seksuale duke i detyruar ata të mbajnë sekrete, të fshehta ose duke gënjyer kur pyeten për dëshirat e tyre në shtrat.
Për të qenë të drejtë, fantazitë e seksit ishin gjithashtu përgjigja më e zakonshme në mesin e grave, me 41 përqind kur pyetishin se çfarë sekretesh mbanin nga partnerët. Kjo mund të duket se nuk dëmton lidhjen por sipas seksologëve, mungesa e komunikimit mund të krijojë hendek e të largojë partnerët.
Pra, bazuar në rezultatet e këtij studimi, duket se gratë janë të paktën pak më të gatshme për të ndarë detajet e fantazive të tyre seksuale sesa burrat.
Sigurisht që nuk është vendimtare për kënaqësinë tuaj seksuale nëse ju i ndani apo jo fantazitë tuaja me partnerin, por komunikimi padyshim nxit intimitetin. Gjithashtu, nëse turpi ose ndjenja që fantazitë tuaja seksuale janë disi të pista apo të gabuara është ajo që ju ndalon se ndari ato me partnerin, duhet të dini që fantazitë e seksit janë krejtësisht normale dhe të shëndetshme.