I moshuari vallëzon çdo ditë në rrugë për t’ia hequr stresin gruas së tij – Në fund, e përqafon (Video)
Dashuria është … një rrugë e hareshme. Të paktën ky është gjykim i gati 700,000 njerëzve që e kanë shikuar mënyrën e admirueshme të një pensionisti që përshëndetë gruan e tij jashtë shtëpisë së tyre çdo ditë, transmeton Periskopi.
Në një video të filmuar nga një fqinj, pamjet tregojnë një zotëri të moshuar që shkon jashtë për t’u takuar me gruan e tij.
I zoti, i veshur me një këmishë dhe me xhinse të kaltër, ofron një vallëzim të ngadaltë komik kur e sheh atë duke u afruar.
Kur ata më në fund takohen, çifti ndan një buzëqeshje dhe përqafohen – dhe pamjet e bukura janë bërë virale./Periskoi/
Poshtë e keni të bashkangjitur videon më të lezetshme që keni parë 🙂