Djalë apo vajzë, njihuni me truket e pabesueshme të gjysheve për të zbuluar gjininë e fëmijës
Kurioziteti për të mësuar gjininë e fëmijës është i madh deri në momentin që mjeku mund ta konfimojë atë me anën e ekografisë. Në përgjithësi çifti nuk mund të mësojë gjininë para javës së 14-të të shtatzanisë, gjë e cila do të bëhet e sigurt gjatë ekografisë morfologjike. Sigurisht që gruaja e cila i nënshtrohet amniocentezës është në gjendje të mësojë gjininë e fëmijës më herët se kaq.
Ndërkohë le të shohim disa karakteristika të cilat janë konsideruar për kohë me radhë si sinjale që “do t’i tregojnë” gruas nëse është duke pritur një djalë apo vajzë. Gjithcka që mund t’jua tregojë këtë janë disa karakteristika fizike të nënës si edhe disa simptoma që mund të shfaqen gjatë 9-të muajve të shtatzanisë, të cilat sigurisht që janë interesante për t’u lexuar, por nuk janë vërtetuar në asnjë moment nga shkenca.
• Çfare tregon pozicioni i gjumit- nëse do të preferoni të flini gjumë në krahun e majtë jeni duke mbajtur brenda barkut tuaj një djalë, dhe nëse preferoni të flini në krahun e djathtë, prisni një vajzë.
• Të vjellat e mëngjesit– nëse keni të vjella të forta, prisni një vajzë.
• Kur duart e gruas janë të thata, ajo pret një djalë, ndërsa kur duart e saj janë të buta pret një vajzë.
• Nepset për disa ushqime të vecanta mund të jenë një shenjë “treguese” e gjinisë së fëmijës. Për shembull nëse keni neps për agrume jeni duke pritur një vajzë.
• Puçrrat mund të jenë gjithashtu një shenjë treguese. Nëse fytyra juaj është kthyer në një fytyrë të mbushur me puçrra, atëherë jeni duke pritur një vajzë.
• Nëse jeni shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura, jeni duke pritur një djalë, dhe nëse keni neps për ushqime të ëmbla jeni duke pritur një vajzë.
• Forma e barkut mund të tregojë gjithashtu gjininë e fëmijës tuaj. Nëse barku juaj është i dalë përpara si një top futbolli, mendohet se mund të jeni duke sjellë në jetë një djalë, dhe nëse barku juaj është i hapur rreth belit pa një formë shumë të rrumbullakët, atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.
• Keni bark të pozicionuar lart? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë një vajzë. Keni bark të pozicionuar poshtë? Atëherë kjo mund të jetë një shenjë e shtatzanise për të sjellë jetë një djalë.
• E keni vënë re mënyrën si i tregoni duart kur dikush jua kërkon ta bëni këtë? Nëse e tregoni pëllëmbën e dorës lart, mund të jeni duke pritur një vajzë, dhe nëse e tregoni të kthyer poshtë mund të jeni duke pritur një djalë.
• Keni një fëmijë pranë jush? E keni vënë re nëse ai shfaq ose jo interes për barkun tuaj? Nëse ai e bën këtë atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.
• Nëse deri më tani nuk e keni vënë re mënyrën si i kapni çelësat është momenti ta bëni. Nëse i kapni ato nga pjesa e gjerë prisni të sillni në jetë një djalë dhe nëse i kapni ato nga ana e ngushtë prisni të sillni në jetë një vazjë, pra a e kishit marrë me mend se gjinia e bebes mund “të përcaktohet” edhe nga rezultati i këtij veprimi.
• Rrahjet e zemrës së fetusit mund te jenë një tjetër sinjal lajmërues i gjinisë dhe përkatësisht: nëse janë më të shpeshta se 140 për minutë prisni të sillni në jetë një vajzë, dhe nëse janë më pak se 140 në minutë prisni të sillni në jetë një djalë.
• Gjoksi, e keni vënë re gjoksin tuaj? Nëse jo është koha ta bëni. Nëse gjiri i djathtë është më i madh se ai i majtë, atëherë jeni në pritje të një vajze, dhe nëse gjiri i majtë është më i madh se ai i djathtë prisni një djalë./Pernenat/