Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese; ja sa duhet të hani në ditë

Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese; ja sa duhet të hani në ditë

Farërat  janë një minierë mineralesh e lëndësh ushqyese e kjo është  arsyeja pse shumë ekspertë të shëndetit apo nutricionistë e dermatologë rekomandojnë që këto të fundit t’i përfshini në regjimin tuaj të përditshëm. Në varësi të nevojave tuaja, mund të hani farëra të ndryshme, por ato të Chias e të kungullit janë më të shëndetshmet. Living do të listojë të gjithë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i këtyre të fundit.

Dy lugë fara chia pëmbajnë

64% me shumë kalium se një banane
2 herë më shume antioksidante se boronicat
Plotesojne 41% te nevoja te trupit per fibra
5 here me shume kalcium se qumeshti
100% me shume omega3 se salmoni
3 here me shume hekur se spinaqi
20% proteina
Plotesojne 32% te nevojave te trupit per magnez

Astekët ishin të parët që e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore.
Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra; gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës. Forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes. Nutricionistët pohojnë se fara Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi të pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.

Dieta e bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin,dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës. Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.
Fara Chia ka shije shumë të butë dhe mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur është duke e përfshirë në kose të ndryshëm me fruta të përgatitura vetë.

Farat e kungullit  përmbajnë një shumëllojshmëri mineralesh nga magnezi, mangani, proteina, bakri dhe zinku dhe nutricionistët i kanë konsideruar gjithmonë si farat më të shëndetshme për t’u përfshirë në dietën ushqimore.

Shpërndaje në: