U shkarkua shkaku i një foto nudo, mësuesja kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim (Foto)
Një mësuese e matematikës ishte shkarkuar nga puna pasi që ia kishte dërguar një foto të dashurit të saj topless (me gjoks jashtë).
Tërë ngjarja kishte ndodhur kur mësuesja i dërgoi të dashurit të saj para disa viteve një foto ku ishte zhveshur.
Fotoja ra në duart e një nxënësi i cili e shpërndau, kurse shkolla e shkarkoi atë për shkak se ajo ishte bërë virale në internet, shkruan New York Post.
Lauren Miranda, që jepte lëndën e matematikës, ishte shkarkuar pasi një student i saj e bëri publike foton skandaloze në shkollën ku ajo jepte mësim në Long Island, New York.
Tani Miranda ka paditur shkollën duke kërkuar kompensim 3 milionë dollarë. Avokati i saj John Ray, thotë që zyrtarët e arsimit e trajtuan në mënyrë të gabuar klienten e saj.
Arsyeja e shkarkimit ishte pasi që mësuesja nuk u konsiderua një shembull i mirë për të rinjtë.
“Para shumë kohësh, ajo dërgoi një foto me gjoksin jashtë të dashurit të saj, dhe askujt tjetër. Në rrethana të panjohura një student e morri atë dhe e publikoj. Kjo gjë e shkarkoj atë nga puna. Miranda është diskriminuar nga shkolla”, ka shtuar Ray, i cili ka kërkuar tre milionë dëmshpërblim nga shkolla për këtë veprim të tyre të pamatur.