Studimi: Suksesi juaj varet nga personi me të cilin martoheni!

Studimi: Suksesi juaj varet nga personi me të cilin martoheni!

Por, shkenca e ka çuar këtë pohim edhe një hap më tutje. Sipas studiuesve, suksesi juaj mund të varet edhe nga personi me të cilin martoheni.

Një studim i kryer së fundmi në Carnegie Mellon University tregon se partneri ka ndikim të madh në vendimet që merni, e kështu përfundimisht ndikon në suksesin apo dështimin tuaj. Sipas këtij studimi, njerëzit që kanë partner përkrahës “kanë më shumë gjasa t’i japin vetes mundësi për të pasur sukses”.

Njerëzit që kanë partnerë përkrahës kanë tendencë të ndërmarrin veprime më sfiduese. Në këtë përfundim kanë arritur pasi kanë studiuar 163 çifte të martuara.

“Kemi gjetur përkrahje për idenë se zgjedhjet që bëjnë njerëzit në momente specifike – si kërkimi i një pune ose krijimi i miqësive të reja – ndikohen shumë nga partneri i tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre në periudhë afat-gjatë.

“Partnerët tuaj mund t’ju ndihmojnë të jeni të lumtur dhe të suksesshëm duke ju nxitur t’i kapni mundësitë. Ose ata mund t’jua pengojnë këtë mundësi duke jua ulur gjasat për t’i ndjekur mundësitë për rritjen tuaj personale.”

Këtë e konfirmojnë edhe disa nga çiftet më të suksesshme në botë si Barack dhe Michelle Obama, Mark Zuckerberg dhe Pricilla Chan. Ata vijnë nga mjedise të ndryshme dhe punojnë në industri të ndryshme por të gjithë e pranojnë të njejtën gjë: nuk do të kishin qenë kaq të suksesshëm pa partnerët e tyre.

Burimi: ideapod.com

Shpërndaje në: