Si mund ta përshpejtojnë pijet me sheqer rritjen e kancerit?
A ka një lidhje direkte midis sheqernave të shtuara në pije të buta dhe rritjes së tumoreve të kancerit?
Gjetjet e një studimi të ri mund ta zgjidhin këtë çështje. Studiuesit pranojnë se obeziteti rrit rrezikun e kancerit, dhe disa studime madje e konsiderojnë ekzistencën e një marrëdhënie midis kësaj gjendje metabolike dhe kancerit. Një faktor i rëndësishëm që mund të çojë në obezitet është marrja e lartë e sheqerit përmes konsumit të shpeshtë të ushqimeve të përpunuara dhe pijeve me sheqer.
Megjithatë, deri më tani, ka pasur hulumtime të kufizuara duke shikuar efektet e sheqerit në rritjen e tumorit pavarësisht nga obeziteti.Tani, një ekip specialistësh nga Kolegji i medicinës Baylor në Hjuston, Teksas dhe Weill Cornell Medicine në Nju Jork, ka bashkëpunuar me kolegët e institucioneve të tjera kërkimore për të identifikuar një lidhje të qartë midis pijeve me sheqer dhe rritjes së përshpejtuar të tumoreve në kancerin kolorektal.
Në studimin e ri, rezultatet e të cilit u shfaqën në revistën Science, ekipi hulumtues studioi efektet e shurupit të lartë të fruktozës së misrit në minjtë e prekur me kancer kolorektal. “Një numër gjithnjë e më i madh i studimeve vëzhguese kanë rritur ndërgjegjësimin për lidhjen midis konsumimit të pijeve me sheqer, obezitetit dhe rrezikut të kancerit kolorektal”, shpjegon bashkautorja Jihye Yun, e cila është asistente e gjenetikës molekulare dhe njerëzore në Kolegjin e Medicinës Baylor.
“Mendimi aktual është se sheqeri është i dëmshëm për shëndetin tonë, pasi që konsumimi i tepërt mund të çojë në obezitet. Ne e dimë se obeziteti rrit rrezikun e shumë llojeve të kancerit, përfshirë kancerin kolorektal, megjithatë, ne ishim të pasigurt nëse ekzistonte një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet konsumin e sheqerit dhe kancerit”, shton ajo.Për të përcaktuar nëse shurupi i misrit shkakton rritjen e kancerit në mënyrë të pavarur nga obeziteti, ekipi pastaj vendosi të administrojë pije me sheqer në një mënyrë që do t’i lejonte minjve ta konsumojnë pa shtuar në peshë.
Studiuesit iu dhanë minjve pije me sheqer përmes shiringave të projektuara posaçërisht një herë në ditë për dy muaj.Studiuesit vunë re se brejtësit nuk kishin shtuar peshë shumë, por ata vërtet kishin zhvilluar tumore më të mëdha dhe më të avancuara sesa brejtësit që kishin marrë vetëm ujë.
“Këto rezultate sugjerojnë se kur kafshët kanë fazë të hershme të tumoreve në zorrët, të cilat mund të ndodhin në shumë njerëz, pa u vërejtur dhe duke konsumuar sasi modeste të shurupit të misrit me fruktozë të lartë në formë lëngu, mund të ndikojnë në rritjen e tumorit dhe progresin e tij pavarësisht nga obeziteti “, thekson Yun.”Kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për t’i përkthyer këto zbulime tek njerëzit”, pranon ajo, duke shtuar se gjetjet sugjerojnë se konsumi kronik i pijeve me sheqer mund të shkurtojë kohën e nevojshme për të zhvilluar kancerin.”
Te njerëzit, zakonisht merr 20 deri në 30 vjet që kanceri kolorektal të rritet nga tumoret beninje të fazës së hershme në kancer agresiv”, pohon Yun.