Gruaja që nuk ndjen dhimbje (Video)

Gruaja që nuk ndjen dhimbje (Video)

Jo Cameron e kupton se lëkura e saj po digjet vetëm kur ndjen erën e mishit të djegur. Ajo shpesh digjet kur gatuan në furrë, por nuk ndjen asnjë dhimbje që do të shërbente si paralajmërim për të.

Kjo për shkak se ajo është një nga dy njerëzit e vetëm në botë që njihen të kenë një mutacion të rrallë gjenetik. Falë këtij mutacioni, ajo nuk ndjen asnjë dhimbje, shqetësim ose frikë. Këtë fakt, Cameron e kuptoi kur mbushi 65-vjeç, pas një operacioni serioz në kokë.

Mjekët nuk mund të besonin se Jo nuk kishte nevojë për ilaçe kundër dhimbjeve. Kur ajo nuk ndjeu asgjë, anestezisti Dr. Devjit Srivastava, e dërgoi atë për analiza në University College London dhe Oxford University.Pas analizave, ajo e kuptoi se nuk është si gjithë të tjerët, pasi mutacioni bën që ajo të mos ndjejë dhimbje.

Shpërndaje në: