Amerikanët krijojnë bizhuteri që parandalojnë shtatzëninë
A mundet që vendosja e një ore, një palë vathë ose një qafore t’i ndihmojë gratë që ta parandalojnë shtatzëninë? Ky është qëllimi i hulumtuesve të Institutit të Teknologjisë të shtetit të Georgia në SHBA.
Shkencëtarët kanë bashkangjitur një pjesë të veçantë mbrapa orëve dhe vathëve, pjesë kjo e cila përmban hormone kontraceptive që parandalojnë shtatzëninë. Hormonet mund të thithen nga lëkura e pastaj të kalojnë në gjak, kështu thuhet në njoftimin e institutit.
Edhe pse ky hulumtim nuk është provuar tek asnjë njeri, hulumtuesit kanë bërë teste tek veshët e derrave dhe gjithashtu tek minjtë pa qime, dhe rezultatet ishin premtuese, thuhet në njoftimin e institutit në fjalë.
Testimi është bërë nga shkencëtari Mohammad Mofidfar, kandidat post-doktoral, Laura O’Farrell, një hulumtuese shkencore e diplomuar, dhe Mark Prausnitz, profesor universitar në Shkollën e Inxhinierisë Kimike dhe Biomolekulare.
Hulumtuesit ia vendosën kafshëve pajisjet për 16 orë, dhe pastaj ia hoqën për tetë orë. Edhe pse numri i hormoneve ra kur vathët iu hoqën, hulumtuesit thanë që kanë gjetur mënyrën për të prodhuar “sasinë e nevojshme për hormone në gjak.”
Përdorimi i barërave kontraceptivë është shumë i përhapur tek femrat që dëshirojnë ta kontrollojnë shtatzëninë, por kjo rutinë duhet të ndalohet, dhe teknika jonë e re mund të jetë zgjidhja e së ardhmes, tha profesori Prausnitz në një deklaratë.
“Ne po punojmë që gratë që përdorin bizhuteri, të mos i përdorin vetëm për dukje të bukur, por edhe që ato të jeni të përdorshme” shtoi ai, raporton Fox News.
“Industria e bizhuterive farmaceutike ka thënë që pretendon që përdorimin e kontraceptivëve ta bëjë më të përdorshme, në mënyrë që gratë ta kontrollojnë shtatzëninë. Dhe nëse dëshirojnë ta bëjnë më të thjeshtë, duhet ta bëjnë më të lehtë, dhe mënyra jonë është më e lehta e mundshme”, vazhdoi profesori Prausnitz.
Nëse në të ardhmen kjo metodë bëhet e aplikueshme për njerëzit, këto bizhuteri, duhet të ndërrohen së paku një herë në javë që t’i shmangemi infektimeve.